Ish-shefi i anti-drogës në Fier, Dritan Zagani ka reaguar për shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zv.kryeministrit dhe ministrit të Rindërtimit.
Teksa sjell në vëmendje ish-ministrin Saimir Tahiri, i cili ndodhet sot në burg, Zagani paralajmëron arrestimin edhe të Arben Ahmetajt. Mirëpo ati shkon më tej, duke parashikuar se pas Ahmetajt, radhën për t’u përballur me drejtësinë do e ketë edhe Rama.
“Ska 1 pa 2… por ska as 2 pa 3 .
Do thoni ju kur keshtu…
Po kujtohuni pak, kur that dhe per te parin dikurë, po ashtu per te dytin deri me sot ,e keshtu me radhe tani pysni kur ka radhen i treti.
Un them.sapo ti vijë radha avash avash, se.per.dreq.ky trap eshte i “madh” sa dy te paret bashke.”, shkruan Zagani.