Leonardo Di Caprio, një nga aktorët më të famshëm në të famshëm në botë, vitet e fundit është shndërruar në një “avokat” i natyrës.
Ai ka reaguar fuqishëm edhe për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe për shpalljen e tij në Park Kombëtar.
Në një postim të fundit të bërë në llogarinë e tij në “Instagram”, Di Caprio ia ka kushtuar sërish Shqipërisë dhe lumit Vjosa.
Ai ka ndarë lajmin se qeveria e Shqipërisë është një hap më afër shpalljes së parkut të parë kombëtar të lumit të egër në Evropë.
“Qeveria e Shqipërisë është një hap më afër parkut të parë kombëtar të lumit të egër në Evropë, pasi së fundmi ka partneritet me @Patagonia për të mbrojtur lumin Vjosa – një përpjekje që përfshin fushatën #SavetheBlueHeartofEurope.
Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Lumi dhe degët e tij rrjedhin të pazbutur nga burimi në det, duke krijuar një ekosistem të biodiversitetit që mbulon mbi 300 km. Ajo është shtëpia e 1,100 llojeve të kafshëve, duke përfshirë 13 kafshë të kërcënuara globalisht dhe dy specie bimore”,-shkruan ai bashkëngjitur me videon./Opinion.al