Home Gjeo-Ekonomia Sulmi kibernetik ndaj e-Albania, MEPJ: Ndërpriten përkohësisht shërbimet konsullore

Sulmi kibernetik ndaj e-Albania, MEPJ: Ndërpriten përkohësisht shërbimet konsullore

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftur se për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, shërbimet konsullore online janë ndërprerë përkohësisht deri në një njoftim të dytë.

Në një status në rrjetin social “Facebook”, MEPJ bën me dije se sulmi kibernetik ka dëmtuar sistemin online, i cili mundëson aksesin e qytetarëve dhe strukturave përgjegjëse për aplikimin dhe dhënien e dokumentave biometrikë për të gjitha konsullatat shqiptare në botë.

MEPJ është në kontakt të vazhdueshëm me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e cila po punon për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së pazakontë dhe i bën thirrje qytetarëve të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike.

Share: