Home Gjeo-Ekonomia Të shtëna me armë në Çarshinë e Shkupit, qeveria e opozita akuzojnë...

Të shtëna me armë në Çarshinë e Shkupit, qeveria e opozita akuzojnë njëra-tjetrën

Të shtëna me armë zjarri kanë shoqëruar protestat e sotme në Maqedoninë e Veriut, ndërsa kreu i opozitës Mickoski, akuzon se kanë kërkuar ta vrasin.

Ndërkohë, nga ana tjetër LSDM, akuzon se ai vetë ka qenë përgjregjës për incidentin që ndodhi në sheshin Skënderbeu në Shkup.

“Sonte ndodhi një incident i rëndë i cili sipas të gjitha parametrave është montazh klasik policor që  kishte qëllimin ose vrasjen e ndonjë qytetari të pafajshëm, nënë me fëmijë, pensionist, njeri të ri ose me vrasjen time. Dhe kjo duhej të duket si konflikt ndëretnik, e gjegjësisht, nuk është asgjë më shumë se luftë për pushtet, karrige, funksione të partive që janë pjesë e Qeverisë”, deklaroi kreu i partisë më të mdhe opozitare në vend, ndërkohë që në rrjetin social Facebook, ka publikuar foton e një personi me armë në dorë, që sipas mediave është shqiptar dhe tashmë është arrestuar nga policia.

Duke ju referuar propozimit francez, kreu i VMRO-DPMNE i është drejtuar edhe shqiptarëve, ndërsa u shpreh: “Do më lejoni që të dërgoj një porosi deri tek shqiptarët. Kjo betejë është e përbashkët, e jona, për ardhmërinë tonë të përbashkët, siç ka qenë me shekuj dhe si do të jetë në ardhmërinë që do ta ndërtojmë së bashku. Nuk do të ketë lumturi kolektive nëse populli maqedonas është i poshtëruar. Porosi deri tek maqedonasit: Të qëndrojmë të qetë dhe me dinjitet dhe me guxim të luftojmë për ardhmërinë tone”.

Nga ana tjetër edhe BDI ka reaguar lidhur me ngjarjen, ndërsa përmes një komunikate deklaron se protestat janë të nxitura nga element pro rusë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar sonte në sheshin Skenderbeu në Shkup.

“Incidenti midis aktivistëve të VMRO-së, Levicës dhe Aleancës nuk ka se si mos të konsiderohet i paramenduar dhe i planifikuar nga ky koalicion pasi që protagonistë ishin pikërisht këto tre parti dhe përkrahësit e tyre.Personi që sulmoi partnerët e koalicionit sonte, dje bënte fushatë bashkë me të vëllain për VMRO-në, ndërsa sot është funksionar i VMRO-së, drejtor i Higjienës Komunale në Shkup. BDI fton për gjakftohtësi dhe mosnxitje të incidenteve ndëretnike dhe dhunës në protesta. Forcat antieuropiane nuk do të ngadhënjejnë sepse vendi ynë është në NATO dhe qytetarët e duan Europën” thuhet në reagimin e BDI-së.

Edhe LSDM pohon se Mickoski nuk ka qenë viktimë, por regjisor në këtë ngjarje.

“Hristijan Mickoski nuk është viktimë, por regjisor i një skenari të përgjakshëm. Skenar i përgjakshëm i Mickoskit dhe partnerëve të koalicionit “E majta” dhe Aleanca. Skenar i përgjakshëm që nuk pati sukses. Mickoski nuk ishte target, por e luajti rrolin më të keq në historinë e shtetit. Sjellja e opozitës është e turpshme dhe e rrezikshëm, duke tentuar të tregojnë se ka tensione ndëretnike, që gjegjësisht janë të shkaktuara nga përfaqësuesit më të lartë të opozitës.

Mickoski bëri thirrje që protestat të vazhdojnë edhe nesër. E sa i përket njërit prej personave që nxori armën, tha se nuk do të kursehet askush që e shkel ligjin”, bëri me dije një zëdhënës i LSDM./Opinion.al

Share: