Home Gjeo-Ekonomia Vjosa Osmani konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin Meta: Shqipëria në...

Vjosa Osmani konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin Meta: Shqipëria në NATO ka rritur sigurinë në rajon

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, deklaroi gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin Meta, se Prishtina e ka të qartë orientimin pro-perëndimor.

Ajo tha se objektivi i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian si dhe është e vendosur për të ruajtur stabilitetin në rajon.

“Objektivi ynë i qartë mbetet anëtarësimi në strukturat Atlantike në Bashkimin Evropian.

Kosova po përgatit aplikimin për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE në fund të këtij viti.

Për sa i përket NATO-së duhet të bëjmë hapa më të mëdha përpara. Në momentin që Shqipëria është bërë pjesë e NATO-s, siguria në rajon është rritur dhe në momentin që dhe dhe Kosova do të bëhet pjesë kjo siguri do të shtohet edhe më shumë. Kosova e ka të qartë orienimin e saj pro-perëndimorë.

Gjithmonë Kosova ka qenë dhe mbetet në anën e duhur të historisë siç po bën këto kohë. Jemi të vendosur për stabilitetin në rajon”, tha Osmani.

360grade.al

Share: