Home Gjeo-Ekonomia Zonja deputete, opozita nis nga konceptet! Nga Artan Fuga

Zonja deputete, opozita nis nga konceptet! Nga Artan Fuga

Një zonjë deputete, ekonomiste, për të cilën si person individual kam respekt, pavarësisht zgjedhjeve të saj politike që nuk më kanë bindur fare, shkruan se shumica e të vetëpunësuarve janë në sektorin e bujqësisë….

Dhe më tej vazhdon analizat e saj!

Me respekt, i them se qysh në konstatim është gabim. Qysh në koncept është gabim!

Pasojat e kësaj pastaj janë të mëdha.

Të jesh i vetëpunësuar do të thotë të paguhesh me rrogë, me pagë, nga vetvetja. Kush paguhet me rrogë sot në sektorin e bujqësisë familjare? Se vetëpunësim do të thotë që dikush punëson veten, pra ka kontratë pune me veten.

Të quhesh i vetëpunësuar do të thotë të punosh në një ekonomi që shet, jo për nevojat e tua familjare. Se kështu gratë shtëpiake në qytet do të quhen edhe ato të vetëpunësuara. Sa janë bujqit që janë fermerë, pra që nuk prodhojnë vetëm për të mbijetuar, për nevojat e tyre ushqimore, pra thjesht për t’u vetëushqyer, por për treg?

Mundet që popullsia rurale të jetë e madhe, por edhe kjo është shumë debatueshme, kurse të barazosh popullsinë rurale me të vetëpunësuarit në bujqësi është një gjë e padrejtë statistikore. E pasaktë. Në familjen e bujkut sa punojnë vërtet në bujqësi?

Të flasësh për numur të madh a të vogël, do të thotë të nënkuptosh se ata vetëpunojnë gjithë kohën vjetore. Po a punojnë gjithë vitin bujqit tanë? Edhe në dimër, a në kohë të tjera? Sa janë këta? Kush i di?

A ka statistika që tregon se kush punon, sa kohë punon, sa paguhet dikush në sektorin e bujqësisë?

Kur opozita integron koncepte që janë propagandë e qeverisë, atëhere është e tërhequr në zall të lumit dhe rrezikon të mbytet.

Opozita nis nga konceptet!

Nëse nis të mendojë duke u mbështetur te propaganda e INSTAT-it do të jetë si këta dhjetë vjet në zall të lumit!

Share: