Home KRYESORE 30 vite aktivizem! Nga Sevim Arbana

30 vite aktivizem! Nga Sevim Arbana


Hyrje

Kur une fillova‘ te enderoj‘ te jem pjese e levizjes se pare te gruas ne Shqiperi, as nuk do te guxoja te shpresoja qe do te mundja te isha e afte te shkruaja me vone mbi historine e kesaj levizje
.Pergjegjesite e mia rriteshin dhe une kuptoja vazhdimisht se sa e kujdesshme duhet te isha une me koleget e mia , ne ate qe kishim marre persiperPo ne ishim te sigurta per gje gje; ne enderronim nje bote me te mire.

Si lindi NDGSH? (Ne Dobi te Gruas Shqiptare)

Ne erdhem thjeshte, si grate, si historia e tyre ne nje vend si Shqiperia, ku kjo qenie e brishte, gjithmone e heshtur, asnjehere s kish menduar te merrte dicka, pamvaresisht qe gjithmone kish dhene e kish dhene.

Ne ditet e bukura te levizjes per liri dhe demokraci, ku ndryshe nga 110 vjet perpara, ku burrat firmosen pavaresine e ketij vendi, ne vitet ‚90, numri i grave qe nenshkruan demokracine ishte 62, nga 300 firmetaret e tjere.Nder 62 grate qe firmosen pluralizmin , isha dhe une.

Ishin pikerisht grate, ato qe filluan te mendojne se jeten e tyre e te femijve, kushtet e jetes dhe te ardhmen e vendit, do ta ndryshonin ato vete. Ato mendonin e luftuan qe te beheshin zonja te fatit te tyre.

Ne ditet e stuhishme te 1991, nje grup grash intelektuale, ne kulmin e euforise demokratike, pa pervoja e njohuri, vendosen te bashkohen ne nje grupim qe ne atehere e quajtem Lidhja Demokratike e Gruas Shqiptare.

Ishte nje nocion i nje shoqerie te re qe po lindte, po per te cilen ne s kishim ende asnje ‚recete’ si do ta rrisnim.

Keshtu lindi dhe levizja e grave.

Forumi i pavarur i gruas ne Gushtin e 1992, do te rregjistrohej si nje organizate e pavarur , e cila aspironte ripozicionimin e gruas dhe luftonte per te drejtat e saj ne te gjitha sferat e jetes.

Konflikti dhe akuzat mes dy grupimeve te para ne Shqiperi, u rriten, pasi atmosfera politike e vendit i ndante rreptesisht te gjitha ato grupime, qe nuk kishin me vehte prapashtesen ‚demokratike’

Te konfuzuara, fanatike, ekstremiste, perfaqesueset e dy levizjeve te para, fillojne ‚te luftojne’ kunder njera-tjetres, ne vend qe te bashkepunonin e te ndertonin nje strategji
.Deri ne fund te 1992, ne Shqiperi, egzistonin vetem keto dy grupime grash.Ne LDGSH-ne si zv/presidente, per vetem 5 muaj, kisha vizionet e mia.

Per mua dhe nje grup te konsiderueshem grash ne kete levizje, fjala ‚demokratike’ ishte thjesht simbol i nje levizje qe kish lindur ne nje epoke te re. Te tjerat duhet te ishin krejtesisht te pavarura.Ne kete konflikt ideologjik dhe kendveshtrimesh, ne u grupuam ne nje formacion, te cilit edhe ne vete s’dinin si ta quanin, ndonese e kishim te qarte cfare kerkonim.

Ate qe ne kerkonim, koha e quante te shpejte, ndaj u deshen dhe disa muaj te tjere, qe ne te mblidheshim, te diskutonim dhe te vendosnim ne nje ze, qe sfida jone me e madhe eshte te qenit;jo politik,

Ne s’dinim dhe s’kishim literature, qe te na udhezonte.

Ne s’kishim pervojat e simotrave tone te Perendimit apo botes pertej oqeanit.
Ne s’kishim ende institucione dhe programe te forta.

Po ne kishim nje avantazh shume te madh; ne ishim te parat, vendi kish nevoje per gjithcka, dhe te huajt besonin dhe donin qe Shqiperia te behej.
Keshtu , ne heshtje, thjesht, dhe me devocion, erdhem ne, shume syresh nga ne, me programet dhe pervojat tona foshnjore, me varferine dhe mungesat e medha, po me deshiren per te luftuar, ndryshur dhe kontribuar, si kurre ndonjehere.

Me gjithe kembenguljen dhe guximin tone, ne s mundem t i shpetonim ‚stuhise’ fanatike te grupimit politik qe natyrisht ne kete levizje, zuri nje vend shume me te madh.

Ato filluan te akuzojne pjesen tjeter, grupin qe kerkonte nje levizje te thjeshte te grave, pa ngjyra politike, si komuniste dhe demokrate.Sot mund te them, qe edhe ato gra, pjesa me e madhe e te cilave kishin vuajtur internimet e Enver Hoxhes, kishin provuar varferine ekstreme dhe burgjet, kishin te drejten e tyre per te urryer dhe hakmarre, ndonese ato kurre s u hakmoren.

Keshtu ne dhjetor te 1992, ne u ndame dhe une, ne mars te 1993, me disa gra te tjera, qe me perkrahen, themeluam Ne Dobi te Gruas Shqiptare“

Ishte 9 Mars 1993.

Asgje s kishim pas, dhe asgje s kishim para.
Korniza ligjore qe e cartur. Ende s lejoheshin rregjistrimi i organizatave jo politike.

Nderkohe, Ministri i Drejtesise se kohes, me sygjeron qe kerkesen per rregjistrim te shoqates, sebashku me programin e saj, programi i pare social-humanitar, t i dergohej Ministrise se Punes e te Perndjekurve Politke, si ministria e pare, e formatuar ndryshe dhe me format te nje shoqerie te re demokratike.

Ne shtator te 1993, ne marrim dokumentin e rregjistrimit te shoqates, firmosur nga Ministri i kohes, Z. Dashamir Shehu.

Si filluam levizjen?

Ne guxojme sot e kthejme koken pas te shohim rrugen qe kemi pershkuar. Ne ndjehemi krenare qe ishim protagoniste te ketij momenti historik te levizjes, Ne shkruajtem nje kapitull revolucionar, shume te vecante ne llojin e vet.
Si e nisem ne ate?

NDGSH hyri ne kete levizje, ne fillimet e 1992-1993, pa shume teori dhe eksperience praktike, pa ate celes qe duhej te levizte sektorin e trete, pra ne hyme ne kete levizje pa trasheguar asgje nga e kaluaraE vetmja gje qe ne kishim ishte:-deshira per te bere dicka per te drejtat tona dhe te grave te tjera-rruga idealiste per t u perballur me realitetin e krijuar nga Levizja demokratike ne Shqiperi.

Gjithashtu une mendoj qe ne kishim forcen te shprehnim vehtveten.

Megjithese ajo lindi si nje levizje e avancuar, idealiste, me vizionet dhe shpresat per te ndryshuar gjithcka, fakti qe se kjo levizje u perball me ligjet anarshiste te nje demokracie pa limit, qe kishte rrezikuar te degjeneronte ashtu sic degjeneruan idete e bukura te dhjetorit 90.

Por nje gje ishte e sigurte; mundesia per te ngritur levizjen e gruas kish lindur.

Kjo levizje kish shume pergjegjesira per te marre, shume zgjidhje per te bere, shume gjera per te luftuar, shume endra per te realizuar.
Keshte lindem ne; Te Dobishmet.
Natyrisht me ide te perbashketa, deshira dhe revolta te mbledhura.
Ne fazen e pare te formimit te NDGSH-se , te gjitha grate, pak a shume ishin te papergatitura, por disa nga to, shume te pasionuara.
Kudo qe ishin, jashte e brenda vendit, ato gjithmone flisnin sinqerisht dhe perpiqeshin sinqerishte te benin dicka.
Me vone ne filluam te planifikojme se si te permbushnim misionin tone dhe te ndermerrnim hapa konkrete ne terren.

Ne dobi te Gruas shqiptare’ , ne tashme e kishim te qarte si do ta perfytyronim.
Shume endra u bene realitet, shume u thyen, po ne u rritem.

30 vite Levizje, dhe ne sot ndihemi njelloj me te gjitha koleget tona nga Amerika, Europa,Azia.
Problemet, perpjekjet, endrat, vizionet, deziluzionet jane shume afer.

Ne keto vite ne pame shume shpresa te realizoheshin, te tjera te thyheshin. Provuam vite qe ne i quajtem endra te keqia, si 1997, 1999.

Levizja e gruas, ne hapat e para te saj, perballet me ngjarjet e tmerrshme te 1997, ngjarje qe e rriten dhe e edukuan levizjen e gruas, e cila, me qendrimin dhe forcen e saj, tregoi qe ajo dinte te perballej.

Grate treguan se sa fort besonin ne ate qe benin , ne ate per te cilen luftonin.

Te ngritura e formuara, ne nje proces te mesuarit permes te berit/learning by doing, ne arritem te krijojme jo vetem profilet tona, po dalengadale te aktivizoheshim e te rrjetezoheshim si brenda ashtu dhe jashte vendit…

Pas 30 vitesh perpjekje , realizime dhe deshtime, une mund te them me bindje, qe gjithcka qe aq e bukur, saqe eshte e pamundur t i ndash gezimet e realizmit te projekteve me te bukura, deshtimet dhe luften qe ne kemi bere ne keto 30 vite, takimet ne vend dhe jashte, konfliktet mes grupeve te ndryshme te shoqatave te grave.

Ne keto vite ne u formuam dhe patem privilegjin te hyjme ne kete histori, e para e ketij lloji ne historine e Shqiperise.

Ne donim , qe ngadale, natyrshem bindshem te ‘pranoheshim’ jo vetem ne zemrat e mendjet e grave, po edhe nga burrat,; ata donim ne t’i benim aleate.

Nderkohe qe shteti ishte shume pak aleat me ne, ne ditem te perdorim gjuhen e duhur, e cila do te bindte te gjithe, qe misioni dhe perpjekja jone, jane progresiste ..
Dhe ne ja dolem.

Mos harroni: keto qe une sot shkruaj e kujtoj, jane reagime te fillimit te gjithe aktiviteteve e per me teper ishim OJF e pare qe ndertonim nje gje te tille.

Keshtu nisi rruga jone e bukur dhe e pakthyeshme e perpjekjeve per te permiresuar cdo gje qe ne e shihnim si nje mundesi per ndryshim.

Ne njohem nga afer problemet e tmerrshme, me te cilat ballafaqoheshin grate!

Ne mesuam shtetin dhe institucionet si te punonin me ne, per grate e njerezit, per femijet e te ardhmen.

Ne nisem per here te pare e me guxim fushatat tone me sloganet; Mos hesht!

Ne i shpallem lufte trafikimit te vajzave dhe grave!Ne u perpoqem me cdo kusht te permiresonim jeten dhe kushtet e grave e femijve.

Ne punuam me devizen; Grate ura paqeje e mirekuptimi!

Ne punuam e enderuam , per ta bere realitet sloganin: Nje tjeter Ballkan eshte i mundur!

Ne ecem me sloganet: Ndihmo veten me punen tende!

Ne mbeshtetem grate e gjithe shtresave duke i futur besimin se grate jane shume te rendesishme e slogani ‘Grate bejne histori cdo dite! nuk eshte nje propagande.

Ne hapem streheza, beme ligje, u lobuam dhe ushtruam presione si ndaj shtetit ashtu dhe institucioneve te ndryshme, gjithmone per te mbeshtetur grate, per te ndryshuar statusin e tyre, per t’ua bere me kualitative jeten e tyre.

Ne beme partnere ne rrugen tone, shume burra, te cilet do te ishin frekuentuesit dhe mbeshtetesit tone me te rendesishem.

Me sloganin; Ne jemi nje levizje feministe, po jo qe urrejme burrat, por sebashku me to duam te ndryshojme realitetin shqiptar, arritem qe ne qendrat tona te kishim shume burra, qe do te na ndihmonin e perkrahnin.

Ne rrugetimin tone te gjate e shume te bukur, ne u ‘rritem’ duke ecur, ne mesuam, duke bere.

Sot, pas 30 vjetesh, duke kthyer koken pas, shikoj se ne te gjitha momentet e bukura e te veshtira, ne ishim vetvetja, ne u perpoqem dhe luftuam sinqerisht, duke dashur progres dhe prosperitet per te gjithe shqiptaret, pa dallim meshkujsh e femrash, po duke meshuar faktin;qe jemi ketu per te mbeshtetur me te dobtit.Jemi ketu per grate ,se nese gruaja eshte mire, shoqeria eshte mire, ajo prosperon.

Dhe ne ia dolem!

S’qe e lehte! Qe ne fillimet tona u perpoqem sinqerisht, emocionalisht, u perkushtuam dhe harruam kohen, familjen, veshtiresite, duke pare gjithmone anet me te bukura te ketyre perpjekjeve.

Sot, pas 30 vjetesh, mendoj se eshte shume me e veshtire te jesh i sukseshem, pasi ne rradhe te pare duhet te jesh ‘i vertete’, duhet te besh ate qe shume veta mund ta quajne te pamundur, mund ta quajne enderr.

Une besoj tek endrrat dhe per ta fituar te ardhmen, me pare duhet te enderrosh!

Pas gjithe ketyre viteve,ku ne se bashku, mblidhemi e hartojme programe e ngreme strategji, se si do shkojme perpara, si do mesojme nga e kaluara, le te provojme serish sebashku te enderrojme ku do te shkojme pas disa viteve te tjera, cfare do te synojme per ta fituar te ardhmen.

Levizja e gruas ne Shqiperi, nje aspirate per ta ripozicionuar cdo grua, me nje status te forte, sot eshte nje levizje e formuar, qe planifikon dhe di ku do te shkoje.

Ne keto rreshta te sinqerte, te nje historie 30 vjecare,une do te permend rrugen qe NDGSH ka bere, permes projekteve, ideve dhe impakteve te saj, mirenjohjen e thelle te komuniteteve ku punuam, perkrahjen e tyre, simpatine e donatoreve, e mbi te gjitha, emrin e mire e te qenit ‚te dobishem’

Ne sot me krenari e thjeshtesi, firmosim ;Te dobishme“ (Vazhdon)

Share: