Home KRYESORE 47 vrasje në 8 muaj! Policia nuk kap as autorët e krimeve...

47 vrasje në 8 muaj! Policia nuk kap as autorët e krimeve për motive të dobëta

Sezoni i verës është shoqëruar me shtim të kriminalitetit në vend. Ka pasur një rritje të ndjeshme të krimeve për motive të dobëta, krimeve në familje dhe vrasjeve kriminale dhe mafioze, shumica e të cilave janë pa autor.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, thotë se ‘thembra e Akilit’ për Policinë e Shtetit është mungesa e kontrollit të territorit dhe mungesa e informacionit.

Duke përmendur vrasjen e dyfishtë që ndodhi sot në kryeqytet në “Rrugën e Kavajës”, konflikti mes vëllezërve Arsen dhe Dritan Muskurti  ka nisur që në vitin 2018. Shpesh, ky konflikt ka shkuar dhe në duart e Prokurorisë dhe nuk është zgjidhur. Për më tepër, mjafton të hedhim një sy në profilin e autorit të krimit në familje, në rrjetin social “Facebook” dhe do të kuptojmë se ky krim është i paralajmëruar. Ai ka paralajmëruar disa herë eliminimin fizik të vëllait dhe kunatës, pas konfliktit për pronësinë e agjencisë turistike. Nëse policia do të mbante në vëzhgim autorin që kishte shfaqur prirje radikale, krimi mund të parandalohet dhe sot prindërit e tre fëmijëve do të jetonin.

Sipas Dorjana Bezat, është moskoordinimi i strukturave, siç është ajo kriminale, informacioni që mund të marrin nga agjentë në terren e po ashtu një kontroll i mirë i territorit.

Mungesa e policisë kriminale bëhet shkak që të kemi ngjarje të rënda dhe të mos flasim për parandalim, por vetëm për raste tragjike.

Shtimi i ngjarjeve kriminale dhe vrasjeve mafioze, shumica e të cilave të pazbardhura apo dekonspirimi i operacioneve, siç ishte “Plumbi i Artë” ku mundën të shpëtonin emrat më në zë të krimit, janë disa nga provimet në të cilat drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka ngelur! Janë 47 viktima në vetëm tetë muaj! Ajo që e bën edhe alarmante janë hijet e dyshimit për inkriminim të forcave të policisë.

Top Channel

Share: