Home KRYESORE Aktivistet befasojnë kancelarin Scholz, i kërkojnë foto dhe zhvishen përpara tij. Ja...

Aktivistet befasojnë kancelarin Scholz, i kërkojnë foto dhe zhvishen përpara tij. Ja çfarë shkruhej në trupin e tyre

Një incident i papritur i ka ndodhur kancelarit gjerman Olaf Scholz këtë të dielë. Dy aktiviste kanë kërkuar vendosjen e embargos ndaj gazit rus në një mënyrë mjaft të veçantë. Teksa i janë afruar për të bërë një fotografi, aktivistet janë zhveshur deh kanë dalë topless përpara tij.

Në trupin e tyre shkruhej, “embargo gazi tani”, duke iu referuar ndalimit të gazit rus, dërgesat e të cilit vazhdojnë në Gjermani edhe pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Dy aktivistet u larguan menjëherë nga ekipi i sigurisë po veprimi i tyre u komentua gjërësisht në rrjete sociale.

“Nuk di shumë për ju, por prisja ta shihja këtë. Jeni fantastik, FEMEN Gjermani!”, ka reaguar aktivistja ukrainase, Inna Shevchenko.

I pyetur nga publiku më herët të dielën, Olaf Scholz kujtoi përpjekjet e ndryshme të bëra nga Berlini për të gjetur burime alternative të energjisë, duke përfshirë gazin natyror të lëngshëm, terminalet e parë të të cilat Berlini po përgatitet t’i ndërtojë, mund të futen në funksion në fillim të vitit 2023.

“Atëherë problemi ynë i sigurisë së furnizimit mund të zgjidhet në fillim të vitit 2024”, vazhdoi ai. Gjermania, si shumë nga fqinjët e saj evropianë, pritet të përjetojë mungesë energjie dimrin e ardhshëm.

360grade.al

Share: