Home KRYESORE “Amerikani” kap peshkaqenin e madh në Lukovë, 500 metra larg bregut

“Amerikani” kap peshkaqenin e madh në Lukovë, 500 metra larg bregut

Një peshkaqen 6.7 kilogramë ka rënë në rrjetë në Lukovë këtë të premte.

Krahas peshkaqenit, tërheq vëmendjen edhe qytetari që e ka kapur, i cili mban një kapele me flamurin amerikan.

Më poshtë janë pamjet e dërguara nga qytetari në redaksinë e Top Channel, i cili thotë se është gjetur në thellësinë 30m dhe 500m larg bregut të detit.

Referuar fotos së tij, në memorie vjen termi “peshqit e mëdhenj” e përdorur në vendin tonë nga diplomatët amerikanë, të cilët i janë referuar zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion, të cilët do të bien në rrjetën e  drejtësisë.

“Gjuetia për peshqit e mëdhenj” dhe vënia e tyre para drejtësisë është një ndër synimet kryesore të Prokurorisë së Posaçme SPAK, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një shtysë e madhe e Reformës në Drejtësi prej vitesh tashmë.

Top Channel

Share: