Home Gjeo-Ekonomia Balluku mesazh qytetarëve: Shmangni ndriçimin e panevojshëm kur ndodheni në shtëpi

Balluku mesazh qytetarëve: Shmangni ndriçimin e panevojshëm kur ndodheni në shtëpi

Teksa ndodhemi në një krizë globale energjitike, zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka dhënë një mesazh për qytetarët.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Balluku shkruan se kursimi i energjisë është detyrë për çdo qytetar.

Ajo apelon që qytetarët të sigurohen kur dalin nga banesa që të gjitha dritat të jenë të fikura dhe të shmangin ndriçimin e panevojshëm, gjatë kohës që ndodhen në shtëpi.

‘Kursimi i energjisë elektrike në ditët e sotme, në kushtet e një krize botërore, është detyrë për çdo qytetar. Përpara se të dilni nga shtëpia sigurohuni që të gjitha dritat të jenë të fikura. Shmangni ndriçimin e panevojshëm, gjatë kohës që jeni në shtëpi.’- shkruan Balluku.

Share: