Home KRYESORE Dëshmitë në dosje: Drejtuesi i skafit vazhdoi të ecë, hyra në det...

Dëshmitë në dosje: Drejtuesi i skafit vazhdoi të ecë, hyra në det dhe e nxora Jonadën 

Detaje tronditëse zbulohen nga momenti kur skafi i drejtuar nga Arjan Tase godet vogëlushen Joanda Avdia.

News 24, sjell nga dosja dëshmi të dëshmitarëve okularë në ngjarje.

“Ishin duke u larë në det dhe në këto momente një skaf i madh u afrua. Kur erdhi pranë skafi mori njerëz në breg dhe në ato çaste goditi fëmijën me helika. Të gjithë ne të tjerët që ishim në breg filluam t’i bërtisnim drejtuesit të skafit: ‘Ndalo se e vrave vajzën’. Drejtuesi i skafit vazhdoi të ecë pa dhënë asnjë ndihmë. Hyra në det dhe e nxora Jonadën e pajetë”, ka thënë ai.

Ndër te tjera, në dosje thuhet: “Nuk ka vrasje nga pakujdesia, por vrasje me dashje pasi drejtuesi i mjetit lundrues që rezulton se kishte patentë ishte në dijeni të rrezikut që i sillte qytetarëve kur hyri në atë perimetër”./Opinion.al

Share: