Home KRYESORE Është vetëm fitore personale e sajë!

Është vetëm fitore personale e sajë!

Bravo Nga Nebil Çika


Mos bëni sikur kemi të gjithë kontribut, veçanërisht shtetarët e politikanët që mbushën rrjetet sociale sikur e kanë fituar ata medaljen e artë ! Nuk i kanë krijuar asnjë kusht për tu stërvitur.

Më tregoni një pistë apo palestër atletike me kushte normale që shteti ka në dispozicion të sajë dhe atletëve të tjerë. Edhe një që ishte tek stadiumi kombëtar e prishën.

Më thoni një financim dinjitoz për të dhe të tjerë që punojnë të bëhen si ajo.

Ka ikur koha e kur “sporti i përkiste partisë dhe masave “.

Është fitore tërësisht personale e Gegës dhe trainierit të sajë .

Falemindrit që zgjodhi Shqipërinë dhe flamurin tonë kombëtar se mund të kishte zgjedhur edhe vende e flamuj të huaj, siç kanë bërë shumë të tjerë, në kushtet kur atdheu nuk i ofron pothuaj asgjë.

Gega është një model, një shpresë që ky vend mund të behet, se ka ende shumë bija e bij që e duan edhe luftojnë për të dhe kështu siç na e kanë katandisur këta hipokritët e politikës… !

Share: