Home KRYESORE Foto/U qëllua me pistoletë, ky është i riu që u vra në...

Foto/U qëllua me pistoletë, ky është i riu që u vra në Elbasan

Madrit Tomor Ulqinaku, personi që shihet në këtë foto mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme pasi u qëllua me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, ndërsa viktima është qëlluar me pistoletë pas një konflikti të çastit që ka patur me autorin. Në momentin e ngjarjes, Ulqinaku ka qenë duke u drejtuar për tek automjeti i tij, ndërsa po dilte nga një lokal.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Share: