Home KRYESORE Fyeu gazetarët, drejtori i Policisë Gledis Nano pezullon nga detyra nënkomisaren e...

Fyeu gazetarët, drejtori i Policisë Gledis Nano pezullon nga detyra nënkomisaren e Elbasanit, Anisa Kostanin

Nënkomisarja e Elbasanit, Anisa Kostani është pezulluar nga detyra nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, pas një reagimi në rrjetin social ky fyeu gazetarët.

Policia e Shtetit thotë se e ka ndjekur me keqardhje reagimin “aspak etik dhe profesional” të oficeres së policisë e cila pretendonte se se gazetarët po përbaltin punën e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Mbi oficeren ka nisur edhe hetimi disiplinor për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit “Shkelja e rëndë e atributeve/ kompetencave të policisë pa ndonjë arsye bindëse, nuk i përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara, të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra oficeren e Policisë, Nënkomisare Anisa Kostani dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të nisur hetimin disiplinor ndaj kësaj oficereje, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit”“Shkelja e rëndë e atributeve /kompetencave të policisë pa ndonjë arsye bindëse, nuk i përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara, të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave”. Sqarojmë opinionin publik se mendimet dhe opinionet personale të punonjësve të Policisë nuk përfaqësojnë në asnjë rrethanë, mendimet dhe opinionet e organizatës së Policisë së Shtetit, e cila ka një sektor të posaçëm, përmes të cilit komunikon zyrtarisht me median dhe publikun”, -njoftoi policia.

Reagimi i oficeres së Elbasanit erdhi pas raportimit të mediave në lidhje me vrasjen e Madrit Ulqinakut në Elbasan nga 18-vjeçari Horgito Peqini, ku u shpreh se  blutë e Elbasanit janë duke bërë një punë të shkëlqyer, të cilën vetëm “qorrat  dhe ata që i kanë marrë provimet nga profesorë Don Zhuanë” nuk e shohin.

Top Channel

Share: