Është zbardhur dëshmia e Mariglen Muhametaj, 37-vjeçarit që vrau babanë dy ditë më parë në Mallakastër.
Sipas burimeve për abc news, mësohet se gjatë marrjes në pyetje nga ekspertë të policisë, Mariglen Muhametaj është shprehur se shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë një zënkë e çastit më të atin.
I ati, i ndjeri Qemal Muhametaj, i ka thënë të birit të gjejë punë dhe të mos rrijë kot. “Gjej punë, mos rri kot. Unë nuk kam me çfarë të ushqej”, mësohet t’i ketë thënë ai.
Në debat e sipër, Marigleni fillimisht e ka shtyrë me duar me forcë të atin, i cili ka rënë përtokë. Por nuk është mjaftuar me kaq, ai ka marrë një pllakë betoni dhe e ka goditur dy herë në kokë, duke i marrë jetën në vend.
Mësohët gjithashtu se gjatë kohës që Mariglen Muhametaj, ka treguar gjithë rrjedhën e ngjarjes ka qënë i qetë dhe nuk ka shfaqur pendesë./Opinion.al