Home KRYESORE Gjendja Civile i kthen përgjigje SPAK-ut për Metën

Gjendja Civile i kthen përgjigje SPAK-ut për Metën

Drejtoria e Gjendjes Civile i ka kthyer Prokurorisë së Posaçme, SPAK në lidhje me verifikimit e gjeneraliteteve në kuadër të hetimeve të nisur ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në përgjigjen e Gjendjes Civile thuhet se Ilir Meta nuk e ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin e tij që nga lindja dhe se mbiemri i tij i saktë nuk është Meta por Metaj.

“Në përgjigje të shkresës suaj me Nr.7052, prot. (S.K), datë 08. 08.2022, drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, për sa parashtroni për nevoja hetimi të procedimit penal nr. 122 të vitit 2022, pas verifikimit të kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile: Rezulton të jetë i regjistruar shtetasi sipas të dhënave të paraqitura me (emër, mbiemër) Ilir Metaj, emri i babait Rexhep, emri i nënës Fiqirete, lindur në Çepan, Skrapar, më datë 24.03.1969, me gjendje civile “i martuar”, me numër personal G90324055M, me adresë vendbanimi: rruga “Vaso Pasha”, ndërtesa 1817. Siç konstatojmë nga verifikimet, shtetasi në fjalë nuk ka ndryshime në përbërësit e gjendjes civile”.

Kësaj kërkese Meta iu përgjigj me një gjuhë të ashpër duke i etiketuar kreun e SPAK, Arben Krajën si “spurdhjaku i partisë që po i shërben karagjozëve të mëdhenj të Ramaformës”.

Ndërsa po në të njëjtën ditë, disa orë më vonë, Monika Kryemadhi do të publikonte në rrjetet sociale certifikatën e lindjes së bashkëshortit të saj, duke u shprehur se po i vjen ne ndihme SPAKU-t.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pak ditë më parë njoftoi se kishte nisur një hetim për ish-kreun e shtetit, pas kallëzimit të bërë nga ish-deputeti Halit Valteri. Ai i akuzon për fshehje dhe deklarim të pasurisë në lidhje me një kontratë lobimi në SHBA në vlerën e 123 mijë dollarë amerikanë.

Share: