Home KRYESORE Gomonia në breg, zona e rrethuar me shirita/ Pamjet nga tragjedia në...

Gomonia në breg, zona e rrethuar me shirita/ Pamjet nga tragjedia në Himarë, ku 7 vjeçarja u godit për vdekje në det

Gomonia ndodhet ende në breg, ndërsa zona është e rrethuar me shiritat e një skene krimi. 

Janë këto pamjet e para që vijnë nga plazhi në Potam të Himarës, ku mesditën e sotme një 7 vjeçare humbi jetën pasi u godit për vdekje ndërsa lahej në det nga një gomone.

Drejtuesi i gomones, Arjan Tase, shef i policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policise Elbasan i cili gjithashtu ndodhej me pushime me familjen, humbi kontrollin e gomones duke goditur për vdekje të mitur, që lahej në det.https://fa2e206d280ec2b46accbe5e5d52f18a.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share: