Home KRYESORE Hetimet e SPAK, Kim: Kërcënimet për prokurorët s’duhet të pranohen më si...

Hetimet e SPAK, Kim: Kërcënimet për prokurorët s’duhet të pranohen më si “normale”

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim në një status në “Twitter”, ka reaguar ashpër duke thënë se kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk duhet të pranohen më si “normale”, dhe se këto sjellje nuk i përkasin një vendi të NATO-s që ka hapur negociatat me BE-në.

Po ashtu, Kim thotë se për një kohë të gjatë, të pasurit dhe të fuqishmit në vendin tonë kanë besuar se janë të paprekshëm, ndërsa tani ata janë të shqetësuar se mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi.

Më tej ajo thekson se reforma në drejtësi po zbatohet dhe po jep gjithnjë e më shumë rezultate duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin.

“Kërcënimet dhe nxitjet për prokurorët dhe gjyqtarët – dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi në Shqipëri nuk duhet të pranohen më si “normale”. Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësimin me BE dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe/ose të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm. Tani ata janë të shqetësuar, mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi. Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush – ASKUSH – nuk është mbi ligjin”-shkruan Kim.

Reagimi i Kim vjen pasi sot SPAK njoftoi se po heton Ilir Metën për një kallëzim të bërë nga ish-deputeti Halit Valteri.  Pas këtij lajmi reagoi Ilir Meta, duke thënë se “spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik”./Opinion.al

Share: