Home Gjeo-Ekonomia Histeria pushtuese serbe ndaj Kosoves me mbeshtetjen spanjolle nuk shqeteson Tiranen zyrtare!

Histeria pushtuese serbe ndaj Kosoves me mbeshtetjen spanjolle nuk shqeteson Tiranen zyrtare!

Nga Genc Mlloja

Jo se tha ndonje gje te re, por ashpersia me te cilen kryeministri i Spanjes Pedro Sanchez deklaroi ne krah te presidentit serb Aleksander Vucic se vendi i tij do te jete gjithmone me Serbine ne mbeshtetje te sovranitetit e teresise se saj territorial dhe se nuk do ta njoh asnjehere Kosoven pershkohej nga fryma arrogante e nje udheheqesi te nje vendi me nje te kaluar te zeze kolonialiste, inkuizioniste e fashiste.

Edhe njehere Spanja, nje vend qe cuditerisht e dallojne si nder me te rendesishmit ne Bashkimin Europian, me egersi i transmetoi popullit shqiptar te Kosoves mesazhin se ai nuk ka te ardhme jashte Serbise, se vendi i tij eshte plotesisht pjese serbe ne te gjitha aspektet.

Me armiqesor behet ky kumt i zi nga kryeministri i nje vendi i rrjeshtuar ne frontin anti-shqiptar te Kosoves me kater vende te tjera te BE-se (Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qipro) kur e rikonfimon kete shantazh ne Beograd, ne krah te Vucicit, ne shtepine e ketij te fundit i njollosur si zbatues i genocidit serb kunder popullit shqipetar ne krah te ‘kasapit te Ballkanit’ Slobodan Milosevic.

Dhe me tej per ti vene vulen e ‘vellazerimit’ spanjollo-serb Sanchez i quajti “fantastike” marrëdhëniet politike midis dy vendeve.

Kjo eshte e drejta e tyre sikurse nuk ka asgje per tu habitur ne harene e Vucicit nga ky demonstrim spanjoll i mbeshtetjes se planit te tij te ripushtimit te Kosoves ne kuader te asaj qe deklaroi Sanchez: zbatim i parimit te se drejtës ndërkombëtare dhe sovranitetit dhe integritetit territorial. “Spanja do të jetë gjithmonë me Serbinë në respektimin e këtyre parimeve”.

Gjithmone Spanjen dhe Serbine, vec te tjerash, i ka lidhur e kaluara e tyre historike jo vetem si vende pushtuese por edhe si nder genocidest me mizor ne historine e njerezimit. ‘Shenjtorja’ Spanje i ka duart e lyera me gjak te popujve, qe kane qene pre e pushtimit te saj dhe ‘lavdia’ mizore e asaj kohe mizore levrin ne mendjen e klases politike e segmente te caktuar te popullsise se kesai ish- fuqie kolonialiste e fashiste.

Ne territor tjeter gjeografik ‘kasapet serbe’ te Ballkanit jane famekeq per krimet e njejta kunder njerezimit te kryera ne periudha te ndryshme ndaj tere popujve ballkanas dhe etja per gjak nuk i ndal qe te shantazhojne egersisht shqiptaret e Kosoves, si edhe te krahines se Presheves. ‘I lidh gjaku’, e thot mire nje shprehje popullore. E nga cfare u mesua publikisht, se pazaret e prapaskenes se erret nuk dihen, vizita e bisedimet e deklaratat ishin nje fuqizim i kesaj lidhje gjaku prej mizori, dhe e trimerojne Vucicin i cili ka arritur deri ne ate cak saqe te kercenoje se pa hequr kryeministrin Albin Kurti nga posti nuk ka dialog me Kosoven.

E meqe u permend dialogu Sanchez nuk kishte se pse te fliste shume se per te Beogradi eshte ne te drejten e tij dhe bisedimet me Prishtinen te ndermjetesuara nga BE-ja jane te kota. Sipas deshires se tij, Serbia duhet te ishte me kohe anetare e BE-se edhe pse Vucic tallet me Brukselin lidhur me sanksionet kunder Rusise si ndeshkim per pushtimin e Ukraines.
Keshtu kryeministri spanjoll shkon ne vendet e tjera te Ballkanit Perendimor me kapitullin e mbyllur per Kosoven qe nenkupton ripushtim te saj nga Serbia dhe perjashtim nga enderra evropiane.

Sigurisht qe per pjesen dermuese te vendeve te rajonit pak rendesi kane bemat e Sanchezit ne Beograd lidhur me Kosoven, megjithese ndonje eshte realisht I kercenuar prej tij. Keshtu kane ardhur punet qe fantazma e Botes Serbe te beje te dridhen tere vendet e rajonit…

Por, cuditerisht, edhe Tiranes zyrtare, e as propogandes se kontrolluar nga Kryeministri Edi Rama, nuk i ka interesuar aspak shantazhimi i popullit shqiptar te Kosoves nderkombetarisht. Rama nuk mund te perzihej ne grindjen e ‘vellait’ Vucic me fqinjet kosovare. Domosdoshmerisht ai ka pergezuar Vucicin qe e beri Spanjen te rikonfirmoje mbeshtetje per Ballkanin e Hapur.

E kjo do te jete velloja e gezimit ne qendrimin e Sanchezit ne Tirane. Sigurisht do te kete propagande me tonelata per fillimin e bisedimeve me BE-ne, do te lartesohet roli ne kete hap i Spanjes, e cila, ne fakt, eshte e lumtur qe Ballkani Perendimor eshte i percare deri ne ate mase saqe as e vrasin mendjen qe nje vend si Kosovo eshte nen kercenimin serb.

Mulliri do te xhiroje bosh per bashkepunimin ekonomik e tregtar midis Shqiperise e Spanjes se shifrat tregojne per nje histori fatkeqe ne kete aspekt historikisht, kurse slloganet per ‘shkelqimin’ e marredhenieve politike dypaleshe do te derdhen lume.

Por ka ndodhur nje gje se Rama kete rradhe nuk do t’mund t’ia kaloj ne shkelqim Vucicit i cili tregonte në profilin e tij në Instagram një foto nga darka e organizuar për nder të kryeministrit spanjoll, ku këngëtarja serbe Jelena Tomasevic interpretoi këngën “Oro” në spanjisht. “Jelena Tomasevici jone i këndoi (Sanchezit) këngën ‘Oro’ në spanjisht, e cila dha një ton të veçantë në këtë mbrëmje”, shkruante Vucic.

Megjithate nje dhurate kryeministri spanjoll e ka marre qe tani nga Tirana zyrtare: ai vazhdon te jete i mirepritur nga qeveria shqiptare edhe pse kreu i qeverise se Madridit na i ‘pushkatoi’ vellezerit shqiptare te Kosoves gjate vizites ne Beograd duke mbeshtetur marrezisht serbomedhejt vuciciane pasues te Milloshevicit per ripushtimin e Kosoves e duke ua prere rruget drejt Europes sepse, sipas pinjollit spanjoll te kryqazatave e inkuizionit e fashizmit, cdo rruge e Prishtines duhet te kaloje nga Beogradi.

Heshtje varri ne Tirane per kryqezaten serbo-spanjolle kunder Kosoves e popullit shqipetar, syte e goja e mbyllur e qeveritareve e diplomacise shqiptare qe duket e mbajne kot ate vend ne Keshillin e Sigurimit. Sa shume kane pritur shqipetaret kosovare… por me kot!

Po ata nuk jane ligeshtuar edhe ne kohe me te errta dhe nuk bejne habi nga veprimet apo mosveprimet e Tiranes zyrtare kur eshte ne mes ‘vellai i madh’ Vucic. Kosovo ka mbeshtetjen nderkombetare dhe shume politikane, diplomate e analiste nderkombetare e rajonale nuk ngurojne, nuk lodhen t’ia rikujtojne kujtdo se Kosova eshte vend i pavarur dhe sovran.

“Kosova është shtet sovran. Po ashtu ai ka të drejta ligjore të vendosë vetë nëse do të marrë pjesë në ‘Ballkanin e Hapur’ apo jo. Nuk mendoj se mund të hiqet kryeministri i Kosovës (Albin Kurti); ai është zgjedhur nga populli i Kosovës në zgjedhje dhe ka obligime ndaj Kushtetutës së Kosovës. Është më se e qartë se kryeministri (Edi) Rama dhe presidenti (Aleksander) Vucic kanë një bashkëpunim më të ngushtë, Ballkani i Hapur, por kam lexuar diku edhe se ata e quajnë njëri-tjetrin ‘vëllezër’,” tha një diplomat i lartë në kushte anonimiteti. E me tej diplomati theksoi se askush nuk mund te heq ndonje zyrtar nga postet ne asnje shtet.

Sanchezi do te vije e do te shkoje, lavde do ti thuren kryeministrit Rama ne Tirane dhe nje i vecante lavderim do te jete nga kryeministri spanjoll, qe ai nuk ‘perzihet’ ne histerine pushtuese te Vucicit serb ndaj popullit shqipetar te Kosoves!

Share: