Insitituti i Shëndetit Publik ka deklaruar se jemi duke kaluar pikën e valës së re të Covid dhe se ka nisur rënia e rasteve. Madje sipas epidemiologut Artan Simaku ulja e infektimeve po vihet re edhe në zonat bregdetare.
Incidenca më e lartë është te grupmoshat mbi 65 veç, ndaj autoritetet bëjnë apel për vaksinim, sidomos me dozë të tretë.
Ekspertët thonë se rritja e rasteve ka ardhur për shkak të nënvarianteve të reja të Omicron edhe pse zyrtarisht në vendin tonë nuk është konfirmuar prezenca e ndonjë varianti të ri.
Nga 10 mijë raste aktive në mbarë vendin që u shënuan në Korrik me nisjen e Gushtit ka nisur një ulje e numrit të të infektuarve.
Klan News