Nga Urime Straka
Ju i keni mbyt gjenite. Ju i keni shkaterruar endrrat e te rinjve. Ju i keni vrare shpresat. Ju e keni perdhos drejtesine, lirine e fjales dhe te drejten per te punuar.
Ju e shkaterruat meritokracine. Ju e detyruat rinine te emigroje dhe s’mund t’i kerkoni asaj te vije te investoje perseri ne vendin e tyre.
Jo. Sepse keta te rinj provuan njemije e nje sakrifica per te ikur prej aty ku nuk investohej.
Provuan njemije e nje te zeza per te ikur prej aty ku ju i’u prete krahet. Ata qe duhet te ishin krenar per vendin e tyre, vendi i tyre duhet ti kishte bere krenar aty dhe jo ne emigrim.
Ata ndoshta kane mall per prinderit, per femijerine, per vegjeline, por s’kane mall per atdheun. Ju i doni djemte tuaj kur kane xhepat e mbushur me para dhe jua perkedhelin interesin.
Ju i doni djemte tuaj pas qindra veshtiresive qe kane kaluar te kthehen e te investojne parate aty ku gjeja juaj behet me e lehte.
Une nuk urrej por uroj qe karma te hakmerret kundrejt secilit prej jush!