Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera “M’bane pis, më pengove”, të vdesësh për një fjalë goje, shoku i...

“M’bane pis, më pengove”, të vdesësh për një fjalë goje, shoku i Madridit tregon minutat e fundit para vrasjes së 33-vjeçarit

Mbrëmjen e 17 gushtit, babai i një fëmije, 33-vjeçari Madrit Ulqinaku u vra në mes të Elbasanit për një fjalë goje. Autor i dyshuar i ngjarjes është 18-vjeçari Horgito Peqini, i cili është ende në arrati.

Natën e vrasjes Madrit Ulqinaku ka qenë në shoqërinë e një shoku.

Policia e ka marrë në pyetje Herion Hamzallarin, i cili ka qenë prezent në vendngjarje dhe ka treguar se çfarë kishte ndodhur.

Një sherr i çastit i ndodhur në rrugë me fjalët “…m’bane pis, më pengove…”, ka qenë shkaku kryesor që ka sjellë konfliktin i cili përfundoi me vrasjen e Madrit Ulqinakut, sipas dëshmisë.

Atë mbrëmje Herioni ishte takuar me Madridin dhe kishin pirë kafe së bashku në lokal, që ndodhet në bulevardin e qytetit, sipas OraNews.

“…jemi ngritur nga kafja rreth orës 21:00 dhe kemi qënë duke ecur në këmbë në trotuarin e bulevardit, me drejtim për nga stadiumi. Në një moment të caktuar ora kishte kaluar 21:30 përballë nesh ishin duke ecur tre djem, ku njëri prej tyre filloj të ngacmojë pa asnjë motiv shokun tim Madritin, dhe konkretisht me fjalët “…m’bane pis, më pengove…” dhe filluan të ofendoheshin mes njeri-tjetrit, dhe se ky person quhet Klaudjan Sallufi. Personi tjetër që shoqërohej me Klaudjanin, menjëherë ka nxjerrë një pistoletë, e mbushi, dhe në një distancë shumë të afërt ka shtënë një herë në drejtim të Madridit i cili menjëherë është shtrirë në tokë…”, ka dëshmuar shoku i viktimës, informon Ora News.

Për vrasjne e ndodhur në lagjen “Kongresi”, Elbasan është i arrestuar Eiden Dimo, ndërsa është shpallur në kërkim Klaudjan Sallufi, 33 vjeç dhe Horgito Peqini, 18 vjeç.

Horgito Peqini akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të Madrid Ulqinakut, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes./Abcnews.al/

Share: