Home Gjeo-Ekonomia “Nëna ka qenë pastruese”, Florian Marku tregon peripecitë: Ja premtimi që i...

“Nëna ka qenë pastruese”, Florian Marku tregon peripecitë: Ja premtimi që i bëra…

Në ceremonië e zhvilluar në kryeministri, ku iu dorëzua titulli “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, pasi të enjten fitoi ndeshjen me meksikanin Miguel Parra, boksieri shqiptar Florian Marku, ka treguar se si nisi karriera e tij dhe të gjitha peripecitë që kaluar për të arritur këtu ku është sot. Marku tha se familja e tij ka punuar në Greqi në emigracion ndërsa shtoi se i është dashur shumë punë dhe sakrifica dhe se pavarësisht ofertave asnjëherë nuk e ka hedhur poshtë flamurin shqiptar.

“Nuk jam mësuar me të tilla gjëra, ëndërr që është bërë realitet, të jem këtu dhe gjithë Shqipëri dhe të gjithë të më shohin mua s’di ca të them. Siç e keni parë karrierën time kam qenë realisht dhe ashtu do ngelem. Kam lindur në Lushnjë dhe 6 vjeç kemi ikur në Selanik. E nisa futbollin, bëra disa vite, por nuk isha shumë i mirë. Ndërrova sportin, iu futa boksit. Nuk vi nga një familje shumë e pasur, prindërit kanë bërë punë krahu, nëna ime ka qenë pastruese. I kam thënë sa të kalojnë disa vite dhe i kam thënë s’ke për të punuar kurrë sa të jetë djali gjallë. Ajo s’ka nevojë të punojmë më. Ia kam dedikuar jetën këtij sporti. Të çarat janë të vogla, ja kam nisur karrierës në Greqi, se kam hedhur kurrë poshtë flamurin shqiptar. Kam pasur shumë opsione në Greqi, në Austri po ashut, katër herë titullin kampion bote në kick boks. Kisha karrierë të suksesshme. I kam operuar duart pesë herë, është sport shumë i vështirë, njerëzit mendojnë se është fat por duhet punë e mund për të arritur aty ku do “, tha ai./Opinion.al

Share: