Home KRYESORE Ngjarjet kriminale në vend/ Shkarkohet drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano

Ngjarjet kriminale në vend/ Shkarkohet drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano

Gledis Nano është shkarkuar sot nga detyra e drejtorit të përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Vendimi është bëri i ditur nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, pas mbledhjes së qeverisë, që thotë se vjen pas situatës në vend.

“Sot qeveria mori vendim për shkarkimin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, shkarkim i cili lidhet me mosrealizim të objektivave që kishim vënë për drejtorin e policisë.

Kryesisht lidhet me situatën në muajt e fundit, situatë që normalisht kërkon një reagim më të fortë të policisë.

Detyrat për momentin do t’i marrë nëndrejtori i Policisë deri në emërimin e drejtorit të ri”, u shpreh Çuçi.

Top Channel

Share: