Home KRYESORE “Nuk do të doja kurrsesi…”/ Doli sot para Gjykatës së Vlorës, ja...

“Nuk do të doja kurrsesi…”/ Doli sot para Gjykatës së Vlorës, ja çfarë tha Arjan Tase gjatë seancës

Ka dalë sot para Gjykatës së Vlorës ish-polici Arjan Tase, i cili përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia në plazhin e Potamit në Himarë.

Sipas burimeve të Top Channel, Tase ishte i tronditur në gjykatë dhe se i ka kërkuar falje familjes së të miturës për tragjedinë që iu ka shkaktuar.

“Nuk do të doja kurrsesi të kishte ndodhur ajo që ndodhi. Nuk dua të mbrohen dhe nuk do pretendoj asnjë rrethanë lehtësuese”, ka thënë Tase.

“Dua tju kërkoj ndjesë edhe të gjithë kolegëve të policisë së shtetit të prekur nga kjo situatë.  Nuk duhet të ndodhte kurrsesi,  por fati im i keq”.

Gjatë seancës ish-polici ka deklaruar se në skaf kishte hipur vetëm nëna dhe djali i tij i vogël, ndërsa në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra me dy fëmijët.

Ai ka thënë se nëse do të lëvizte në anën e kundërt do të kishte vrarë familjen e tij, ndërsa ka vendosur të mos bëjë ankimim ndaj masës së arrestit.

“Nëse skafi do ishte rregulluar në anën e kundërt do të kisha vrarë familjen time”, tha Tase.

Ndërkohë prokuroria ka paraqitur një video në cilësinë e provës materiale, ku do të shikohet lëvizja e mjetit lundrues.

Top Channel

Share: