Home Gjeo-Ekonomia Pa Filtra, bashkë drejtuesi me Albin Kurtin në Lëvizjen studentore në Kosovë:...

Pa Filtra, bashkë drejtuesi me Albin Kurtin në Lëvizjen studentore në Kosovë: Ju tregoj pse do të funksionojë reciprociteti me 1 shtator

Bujar Dugolli, ish ministër i qeverisë së parë të pas luftës në Kosovë dhe njëri prej organizatorëve të Lëvizjes Studentore në Kosovë së bashku me Albin Kurtin, ishte sot i ftuar i gazetarit Artur Nura në emisionin Pa Filtra në Ntv Televizion.

Bujar Dugolli tha se situata pas një tensionimi artificial nxitur nga Beogradi në pikat kufitare po normalizohet gradualisht.

Sipas Dugollit vendimet e qeverisë së Albin Kurtit kanë qënë të duhurat dhe janë marrë në konsultim me aleatët perëndimorë.

Ish Ministri Dugolli tha se gjithçka ishte organizuar nga Beogradi dhe levat e Rusisë për të testuar reagimin e autoriteteve shqiptare dhe KFOR-it dhe gjithçka, sipas tij, mori përgjigjen e duhur.

Sipas ish ministrit Dugollit, Aleksandër Vucic mësoi se forcat e policisë së Kosovës i kishin të gjitha mundësitë për të ndërhyrë dhe stabilizuar rendin shumë shpejt dhe se gjithashtu serbët mësuan që KFOR ishte në gadishmëri të plotë për të ndërhyrë ushtarakisht nëse nevojitej për të stabilizuar rendin në territorin e Kosovës.

Ndaj, u shpreh Dugolli, gjithëçka u menaxhua për të eleminuar përplasjet dhe pasojat e tyre dhe se, vendimi i qeverisë Kurti për të shtyrë një muaj hyrjen në fuqi të reciprocitetin mbi dokumente dhe targat, ishte i duhuri sepse tashmë u garantua që në shtator çdo gjë do të fuknsionojë sipas marrëveshjeve të mëparshme.

Nëse Open Balkans ndihmonte në marrëdhëniet Beograd – Prishtinë dhe se Kosova mund të bëhej pjesë e Open Balkans me kushtin që Serbia ta njihte si shtet të barabartë dhe të pavarur në të, Dugolli tha se Kosova është pjesë e sistemeve vetëm europianë të cilat ezaurojnë plotësisht nevojat rajonale në rrugën e integrimit europian.

Me qeverinë e re në Gjermani, tha Dugolli, Proçesi i Berlinit sigurisht që do dinamizohet dhe rivitalizohet ndaj Open Balkans nuk gjen interlokutorë në Kosovë.

Share: