Anëtari i kryesisë së partisë demokratike dhe ish konkurrenti për kryetar bashkie në Vlorë, Genc Deromemaj, i ftuar i gazetarit Artur Nura në emisionin Pa Filtra, tha se puna e bashkisë së Dritan Lelit çalon në shumë plane. Sipas Deromemaj pastërtia e qytetit që është përgjegjësi direkte e administratës lokale nuk fuknsionon veçanërisht në zonat turistike. Opetatorët turistikë lokal – tha Deromemaj – komunikojnë privatisht me kompaninë e pastrimit të kontraktuar nga bashkia që ambjenti publik rreth tyre të jetë i pastër siç e duan klientët!
Operatorët turistikë shtoi Deromemaj janë taksa pagues të rregullt dhe kërkojnë shërbimin që bashkia ja ka për detyrë ta kryej!
Më tej politikani opozitar Deromemaj tha se bashkia për marketingun që është motorri kryesor e zonave turistike ka një buxhet prej 100 milion lekësh, shifër kjo sipas Drromemaj, për një qytetet të madh turistik si Vlora është shumë e vogel!
Genc Deromemaj për vdekjen tragjike të vajzës 7 vjeçare në Potam tha se kemi të bëjmë me përgjegjësi shetëtore dhe jo individuale dhe llogaria i duhet kërkuar ministrave të Turizmit dhe Brendshëm të cilët duhet të dotëhiqen.
Për “By Passin” e Vlorës Deromemaj tha që ishte kontraktuar që nga peruidha e ministrit Sokol Olldashi, por kur socialistët erdhën në pushtet në 2013 i braktisën projektet e partisë demokratike dhe i kryen me shumë vonesë!
Ndërsa për projektin e aeroportit të Vlorës Dromamemaj tha se kontrata është abuzive në favor të koncesionarit ndërsa thuhet se nëse nuk do plotësohet shifra e 650 pasagjerëve në vit ata do konpedohen!
Kjo shifër sipas inxhinjerit të ndërtimit Deromemaj është sigurisht abuzive për një aeroport si ai i Vlorës dhe kostot do i paguajnë qytetarët nëpërmjet taksave dhe jo qeveria.
Politikani dhe inxhinjeri Genc Deromemaj tha se qeveria e Edi Ramës nuk i ka patur për zemër rrugët të cilat janë arteret kryesorë të zhvillimit dhe se edhe ato që kanë realizuar i kanë realizuar me shifra financiare abuzive.
Në shtator përfundoi Deromemaj intervistën do të fillojnë protestat e fuqishme për largimin nga pushteti të qeverisë së Edi Ramës sepse, sipas Deromemaj, opozita taahmë është e konsoliduar!