Ndërsa në Bruksel vazhdonte dialogu Kosovë – Serbi në emisionin Pa Filtra në Ntv Televizion ishte i ftuar profesori i sociologjisë Fadil Maloku ishte i ftuar i gazetarit Artur Nura që tha se Serbia dhe Aleksandër Vuçiç nuk do e njohin Kosovën kurrë, por padyshim angazhimi amerikan dhe prezenca e Eskobar në takimin tre palësh do japë rezultate pozitive!
Fadil Maloku tha se si sociolog nuk ishte entuziast për integrimet europiane dhe sipas tij bashkimi i shqiptarëve në Europën e Bashkuar është një ëndërr utopike!
Bashkimi Europian – tha Maloku – nuk është SHBA dhe ata vazhdojnë të kenë probleme nazionale të brëndëshme të cilat një sociolog nuk e bëjnë entuziast për integrimin e Ballkanir në Europë!
Shqiptarët – tha sociologu – duhet të shohin nga aleati historik dhe më i qëndrushëm që është Amerika dhe se – sipas tij – rezoluta e fundit në Kongresin amerikan për Ballkanin, të bën optimist se Washintoni po merret seriozisht me këtë rajon problematik!
Shqiptarët me mbështetjen e Amerikës duhet të mendojnë për bashkimin Kosovë – Shqipëri si rruga vetme – sipas tij – për stabilitetin Ballkanik.
Rsportet Tiranë – Prishtinë duhet të jenë politikisht më të koordinuara tha sociologu Maloku duke sugjeruar një konunikim më dinamik Rama – Kurti.