Institucioni i kuvendimit me Zotin.
Jam rrit’ bashkë me perëndi s’desha luftë, dua liri.
Plisi, lahuta, xhamadani, xhubleta identiteti kulturor i alpeve.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar( Kalorës i Urdhërit të Skenderbeut), nderuar me “Medaljen Gjergj Kastrioti” ka denoncuar vazhdimisht me forcë reagimin e zbehtë ( në fakt të shitur) të Ministrisë së Kulturës Shqiptare, heshtjen misterioze të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Istitutit të Kulturës Popullore të Shqipërisë, pas refuzimit të Uneskos për Eposin e Kreshnikëve dhe pranimit të guslës serbe si pjesë të trashëgimisë botërore, duke përjashtuar lahutën shqiptare, si dhe denoncon përpjeket e tanishme për ta rrëmbyer edhe Eposin e Kreshnikëve.
Në këtë refleksion do të paraqes argumentët tanë shkencorë të lashtësisë së lahutës, përkatësisë së saj dhe Eposit të Kreshnikëve.
Grekët e antikitetit i quanin barbarë të gjithë popujt e tjerë, të cilët nuk e flisnin gjuhën e tyre dhe nuk ishin pjesë e arealit të tyre kulturor.
Greqia e Homerit, Aristotelit, Platonit, Sofokliut, Perikliut, Likurgut, Euripidit, Demostenit, atdheu i demokracisë ia lejoi vehtes ta quante qytetrimin e vet superior në mesjetën e hershme, por barbarët e vërtetë u vetëidentifikuan sivëllezërit e tyre sllavët e jugut, ku serbët luajtën rol të dorës së parë.
Kjo popullsi e egër nomade, që dikur endej nëpër Stepat e Uraleve vërshoi në trevat e Ballkanit të sotëm në shekujt 6-7- të të erës sonë.
Barbaria, egërsia e tyre, mizoritë, vrasjet, plaçkitjet, shkatërrimi i tempujve të lashtë, kishave e manastireve të Ilirisë deshmon se ata iu sulën njërit prej tre popujve që së bashku me romakët dhe grekët janë themelues të krishtërimit.
Serbët edhe sot pas 1500 vjetësh nuk kanë arritur të hyjnë në Kodin e Civilizimit Europian.
Mashtrimi e gënjeshtra, tjetërsimi i historisë, megallomania mitologjike e përpjekja donkishoteste për ta imponuar lashtësinë e kulturës së tyre duke vjedhur atë të shqiptarëve është ADN-ja e shtetit serb që nga Perandoria e Car Dushanit, e deri në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene, Jugosllavinë Titiste e Serbinë gjakatare të Sllabodan Millosheviçit.
Serbia e sotme e Aleksandër Vuçiçit akoma ka mbetur në barbarinë e saj, çka e demonstroi para gjithë botës në stadiumin e Beogradit duke iu sulur si dema të tërbuar lojtarëve tanë të ekipit kombëtar të futbollit, duke i prerë në besë në shtepinë e tyre, pse mbrojtën simbolet tona kombëtare si matadorë të vertetë.
Por ajo shkoi me tej, aq sa përmes mashtrimit, shantazhit kërkon të marrë përseri troje të tjera shqiptare nga veriu i Dardanisë “Kosovës” gjoja me korrigjim të kufijëve, demarkim e lloj lloj trillimesh në emër të nënshkrimit përfundimtar të paqes, e duke fabrikuar në bashkëpunim me qarqet antishqiptare akuza për krejt zinxhirin komanduas të UÇK-së, me qellim për ta përbaltur luftën e saj të shenjtë për realizimin e ëndrrës shekulore, kauzës hyjnore të Dardanisë martire për liri e pavarësi dhe për ta shmangur dialogun.
Kjo strategji sigurisht ka producent Kremlinin.
Në pikë të ditës serbët u grabitën shqiptarëve me blerje të UNESKOS dhe pranim në heshtje të Ministrisë të Kulturës së Shqipërisë simbolin mijëra vjeçarë të trashëgimisë kulturore, lahutën iliro-dardano-arbërore.
Shtrohet pyetja?
Po përse barbarët e paraqitën si trashëgimi të tyre kulturore lahutën shqiptare?!
Përpara se ti përgjigjemi kësaj pyetje me arsyetim të ftohtë e me deduksion të logjikës së paanshme historike duhet të themi dy fjalë për këtë instrument, magjik, bashkëudhëtar të iliro-dardano- arbërorëve prej mijëra vitesh dhe të këngëve epike të popullit shqiptar.
Lahuta shqiptare është po aq e lashtë sa plisi i bardhë, xhamadani, xhubleta si simbole këto të alpeve tona.
Areali i vjetër i lahutës e aedeve të saj në lashtësi shtrihej në të gjitha vargmalet tona të banuara nga fiset ilire duke u shtrirë deri në Dalmacinë e epërme e në lindje deri në Bosnjen e sotme.
Lahuta është instrumenti muzikor autentik shqiptar.
Elementët me të cilët është e ndërtuar e tregojnë vjetërsinë e saj.
Mjafton një dru lisi për të gdhendur kokën e bishtin dhe një hark druri i tendosur me një copëz tel të hollë të përbërë me qime të bishtit të kalit,
lëkura e dhisë e tendosur dhe e mbërthyer mbi suprinën zgavër të kokës së lahutës, e fiksuar mbi kunja druri që lahutari mjeshtër të prodhojë tingujt magjikë.
Nuk ka pasur nevojë aspak të presë epokën industriale për të dalë në dritë si veglat tjera muzikore siç janë violina, pianoja apo edhe çiftelia e sharkia, të cilat janë të reja në kohë.
Elementët me të cilët përbëhet lahuta janë prezente në trojet tona të banuara prej mijëra vitesh.
Dihet se ilirët e pasardhësit e tyre e kanë patur të njohur mitin e lisit e gdhendësit e tyre ishin me famë që nga anijet liburne, zbukurimet e pallateve mbretërore, ikonastët e kishave e manastireve deri tek odat e burrave të malësisë dhe djepat e fëmijëve.
Mjeshtrat e gdhendies së drurit lanë pas një trashëgimi mahnitëse kulturore e simbolesh, nga epoka e paganizmit e deri tek ditët tona.
Lahuta shqiptare është po aq, në mos më e vjetër se lira e Orfeut të Greqisë, e cila na vjen nëpër mugëtirën e shekujve.
Tingujt e saj që shoqëruan këngët epike janë monument i pavdekshëm që shqiptarët u kanë ngritur prijësave të tyre.
Veprat heroike janë përcjellë në breza me anë të aedeve tanë të cilët kanë mësuar përmendësh e transmetuar besnikërisht në breza.
Është koha t’u kujtojmë serbëve së nuk është faji i shqiptarëve që ardhacakët e stepave nuk kanë një epos kombëtarë siç e kanë shqiptarët Eposin e Kreshnikëve, Gjergj Elez Alinë, Lahutën e Malsisë dhe Fishtën, apo një Iliadë siç e kanë grekët me Homerin.
Epikologu Lambertz me origjinë (gjermano-austriake) pajtohet se këngët e Eposit të Kreshnikëve rrodhën në kohën e dyndjeve të sllavëve nëpër Danubin e poshtëm dhe ruajnë ende kujtimin e luftërave të vjetra të shqiptarëve kundër sllavëve në vitet 700-800.
Këto këngë janë eposet e fundit aktive në Europë në fillim të mijëvjeçarit të ri që zunë vend në arealin e epikës botërore.
Folkloristi Qemal Haxhihasani na sjell studimin dhe promovimin në Suedi nga studiuesi Ullmar Ovick të nën ciklit të Eposit të Kreshnikëve, Baladën e Gjergj Elez Alisë.
Aleks Buda ka një kontribut të shquar në hulumtimin e Eposit të Kreshnikëve.
Ai na rrëfen se këto këngë sjellin konfliktin e përgjakshëm të shqiptarëve me serbët rreth shekujve 6-7-të, pikërisht kur u shfaqën ata dhe kulmoi në shekujt 13-14, në kohën e forcimit të pushtetit feudal qendror të nemanjicëve, feudalë shqiptarë të ortodoksizuar pas skizmës së madhe.
Studiuesi, babai i folklorit Ramadan Sokoli “Nderi i Kombit” shprehet se;
“Vegla muzikore si lahuta, e cila përfaqëson tipin e hershëm të veglave kordofone me hark përdoren nga popuj të largët dhe të afërm.
Të tilla janë “revanstroni” i Indisë, “kobizi” i Kazakistanit,” ” hixhaku” i Uzbekistanit dhe Armenisë, “komisi” i i Kirkizisë, “uhr-sieni” i Kinës, “rebabi”i Arabisë, “cerevali” i Etiopisë, “gusla” e Serbisë Jugore, ” lira” e disa krahinave të Greqisë, apo ” lirica” e Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Por kjo nuk të thotë se ato kanë të njëjtat shprehje muzikore dhe të njëjtën moshë.
Historikisht dihet se kultura e vjetër egjiptiano- asiro-babilonase-greko-romake nuk ka pasur vegla muzikore me hark.
Studimet muzikologjike më të përparuara e kanë flakur tezën antihistorike të prejardhjes së veglave kordofone me hark nga Skandinavia apo India dhe kanë provuar me argumente se prejardhja e tyre është nga lindja e mesme dhe kryesisht nga Persia”.
Deri në fillim të shekullit të 19- të kur studiuesi audodidakt Vuk Karaxhiçi njeri prej themeluesve të shtetit serb, me një penël pule dhe barut përgatiti një penë dhe bëri një përmbledhje të këngëve popullore serbe.
Kultura serbe deri në atë kohën nuk nihej fare.
Ai punoi me moton;
“Kudo ku gjendet një serb i vetëm, aty duhet të gjej vend shteti serb”.
Por ky shtet nuk përfaqësonte asgjë më shumë se një tribu afrikane dhe nuk kishte arritur të tërhiqte vëmendjen e asnjë studiuesi serioz europian.
Sipas Ramadan Sokolit Eposi i Kreshnikëve është dokumentuar qysh në vitet 1300, pra rreth 500 vjet parë se të kujtohej Vuk Karaxhiçi i cili ishte shqiptar nga Bosnja me emrin Uk’, por edhe ky i ortodoksizuar.
Eposi Shqiptar i Kreshnikëve, ky monument madhështor i kulturës së kombit tonë do të ishte pa lahutën si predha pa detonatorin, apo avioni pa karburant, prandaj serbët në fillim morën lahutën dhe tani po përpiqen për Eposin.
Por si u krijua ky Epos?
Ky epos lindi për të përjetësuar qëndresën e kreshnikëve shqiptarë në betejat me hordhitë serbo- sllave, krajlët, kapedanët e vojvodët e tyre gjakatarë.
Lahuta jonë ësht jo vetëm pjesë e ADN-së dhe e lashtësisë por tashmë përfaqëson një emblemë të kulturës, folklorit dhe etnosit me të cilën identifikohemi para botës së civilizuar dhe kontributin e pamohueshëm në kulturën e popujve.
Ajo është institucioni i kuvendimit të shqiptarëve me Zotin.
Me lahutë është kënduar Teuta e Genti, Milloshi Princi i Drenicës që i preu kokën Sulltan Muratit, Gjergj Kastrioti ( Skënderbeu) e Lekë Dukagjini, Nora e Kelmendit, Oso Kuka, Zhuj Selmani, Ali Pashë Gucia, Jakup Ferri, Mic Sokoli, Sef Kosharja, Ded Gjo’ Luli, Çun Mula, Bajram Curri, Isa Boleini, Hasan Prishtina, Azem Galica, Prek Cali dhe luanët e maleve që ranë gjatë shekujve në betejat për liri.
Me këtë lahutë luftoi për çlirimin e trojeve shqiptare nga pushtuesit deri në Gur t’Shpuem ( në Nish) Hyjnori, “Nderi i Kombit” Dervish Luzha.
I vetmi luftëtar i Luftës së Dytë Botërore pa pushkë, me shkop e lahutë.
Populli i këndon sot duke e apostrofuar;
” Luftoi Baca deri n’Gur t’Shpuem”.
Sot dhe gjithë ditën në kurorën e alpeve shqiptare nga Vermoshi në Bjeshkët e Nemuna, në Majat e Shalës, në Nikaj- Mertur, Rugovë, në Shkelzen dhe në bjeshkët e Rrafshit të Dukagjinit lahuta rrin e varur krenare në odën e miqëve e tingujt e saj ushtojnë brez pas brezi.
Nuk është rastësi që poeti ynë kombëtarë Gjergj Fishta, i cilësuar Homeri Shqiptar, kryeveprën e tij epike e ka pagëzuar “Lahuta e Malësisë”.
Kjo ka ndodhur jo vetëm për faktin se betejat më të përgjakshme me turqit dhe sllavët janë zhvilluar në arealin ku lahuta zën kryet e vendit, por edhe për faktin kokëfortë se përmes lahutës shqiptare është ruajtur e përcjellë mrekullisht brez pas brezi jeta e zakonet shqiptare, mitologjia, e drejta zakonore dhe betejat e pergjakshme për liri.
Në vitet 1920-1924 studiuesit françeskan At Bernardin Palaj e Donat Kurti i ranë pashë me pash veriut të alpeve shqiptare dhe mblodhën nga goja e rapsodëve ciklin e mrekullueshëm të Eposit të Kreshnikëve i cilësuar me të drejtë krahas trashëgimisë ilire, Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe Epokës së Gjergj Kastriotit si kuarteti i shenjtë i trashëgimisë historike- kulturore-juridike të Kombit Shqiptar.
Të ndriturit Palaj dhe Kurti u ekzekutuan me urdhër të Beogradit në vitin 1946-të nga diktatura komuniste e instaluar me dhunë, por ata lanë një vepër të pavdekshme në dobi të Atdheut tonë.
Albanologia ruse Agni Desnikcaja e ka vlerësuar Palajn si njohësi më mirë i alpeve.
Në vitin 2016-të ai shpallet shenjtor.
Pa lahutë nuk ka epos, e kjo është aksiomë që nuk ka nevojë për vertetim.
Do ta veçoj rapsodin Sokol Martini, i cili dinte 10000 vargje përmendësh nga Lahuta e Malësisë.
Kjo konformon të vertetën historike se ky rapsod shqiptar i lindur në zemër të alpeve e ka trashëguar nga të parët e tij rapsodë të tjerë këtë margaritarë të rrallë të kulturës shqiptare por dhe të mbarë njerëzimit.
Këngët e lahutës nuk ishin vetëm përjetësim i bëmave historike dhe herojëve të tyre por dhe edhe një adrenalinë e fuqishme për trimat shqiptar në prag të betejave homerike.
Kur Oso Kuka sheh në ëndërr hijen e vdekjes që endet në Vraninë, një natë para betejes shfarosëse të hordhive malazeze, ngrihet në këmbë e ju drejtohet trimave të tij;
” Merr Kaçel njëherë lahutën
E na thuaj një këngë shqiptare
Se shqiptarët prej luftës nuk tuten
Se nuk mbajmë zi pa dal fare”.
Asnjë poet në botë nuk ka arritur të skalisë në vargje bukurinë femërore siç e kanë gdhendur të parët tanë portretin e Tanushës së krajlit serb.
Po të ngrihej nga varri anonimi gjenial i vargjeve do të bërtiste në kupë të qiellit:
“Mos ma prek barbar lahutën”.
Ku ishte Shteti Shqiptar?
Ku ishte Akademia e Shkencave?
Ku ishte Instituti i Kulturës Popullore?
Ku ishte Ministria e Kulturës?
Ku janë tani?!
Çfarë po bëjnë për të mbrojtur Eposin e Kreshnikëve??
Ku janë studiuesit e intelektualët që janë mburrur me studimet e tyre?
Pse janë strukur?
Pse po heshtin përpara këtij falsifikimi skandaloz të historisë?!
Po ju sjell shqiptarëve në vemendje festivalin folklorik të Gjirokastrës të vitit 2015-të.
Ansambli i qarkut të Kukësit me grupin e valltarëve të Tropojës interpretoi me mjeshtri të lartë artistike;
“Kercimin e kreshnikëve në logun e zanave”, pra solli pikërisht Eposin e Kreshnikëve, shoqëruar me vajtimin e thekshëm të Ajkunës për të birin Omerin;
“Tu shoftë drita ty moj hanë
Që s’ma çove një fjalë mbramë
N’lugje t’verdha për me dalë
E me hy nj’i vorr me djalë
Çou Omer e luaj me zana
Se ty vorrin ta ruan nana”
Duke qenë se edhe numrat e tjerë ishin të spikatur juria e festivalit mendonte për çmimin e parë, por Ministria e Kulturës në mënyrë brutale, me hakmarrje politike na përjashtoj nga çdo çmim.
Kjo është lehtësisht e verifikueshme nëse i referohemi arkivit të festivalit folklorik të Gjirokastrës, maj 2015-të.
Pra kur nuk e vlereson ministria jonë e kulturës pse presim ta vlerësojnë të tjerët??!
UNESKO ka pranuar si pjesë të saj Luginën e Lumit të Gashit por nuk pranon Eposin e Kreshnikëve që kanë jetuar në këtë luginë.
Vajtimi i Ajkunës ka ndodhur vetëm pak kilometra larg Luginës së Gashit, në hyrje të Grykës së Dragobisië, në fshatin Këlcyrë, ku sot nuk këndojnë zogjtë as qyqja për shkak të mallkimit të Ajkunës për vdekjen e të birit Omerit, (sipas legjendës).
Dylyftimi i Gjergj Elez Alisë me bajlozët e detit ka ndodhur në fshatin Mejdan, rrëzë Malit Shkelzen, që ngrihet madhështor përballë Luginës së Gashit, i cili është qendra e Shqipërisë Etnike.
Në shpatet e tij janë të arkivuara dylyftimet e Mujt dhe Halilit me krajlitë serbe.
Varri i Omerit ndodhet në bjeshkët e Koshares, ku UÇK-ja jetësoj Eposin e Kreshnikëve, nënshkroi lavdinë e përjetëshme duke shpartalluar demat e Serbisë gjakatare, ushtritë jugosllave e mercenarët pansllavë.
Ministria e kultures e satelitët e saj kanë sabotuar pranimin e Eposit të Kreshnikëve në Unesko, dhe kanë lejuar me heshtje grabitjen e lahutës si shpirt të tij.
Barbarët e jugut grekët na grabitën historinë, udhëheqësit shqiptarë të pavarësisë së tyre, i përzunë vellezërit çamë nga trojet e tyre duke i masakruar rrugës.
Kërkojnë të na marrin detin dhe të asgjesojnë Kauzën Çame.
Na grabitën fustanellën.
Nëpërmjet agjentëve të tyre kulturorë asgjësuan rrugëtimin e Polifonisë për në Unesko duke e zëvendësuar me Iso -polifoninë.
Barbarët e veriut, serbët penguan pranimin në Unesko të Eposit të Kreshnikëve e grabitën lahutën, tani po përpiqen ta rrëmbejnë Eposin.
Ata që falsifikuan historinë në Betejën e FushëKosovës të vitit 1389-të po shtrembërojnë dhe historinë e kulturës shqiptare edhe Eposin e Kreshnikëve që duhet të jetë në Unesko përkrah me Epin e Gilgameshit, eposet e Vedave Indiane, Dioskurëve të Greqisë, Nibelungëve të Gjermanisë, Këngëve të Rolandit të Francës e të Sidit të Spanjës.
Po e mbyll këtë refleksion duke perifrazuar vargjet e poetit Hamit Aliaj “Mjeshter i Madh”, interpretuar nga kengëtarja brilante Fatmira Breçani “Mjeshter i Madh”;
“Mos ma shaj barbar lahutën
Se unë kurrë s’e kam dasht luftën
Se kam dasht këngën me gjak
Deri mu çel vorri në prag
S’kam dasht’ këngë me plumba e shpata
Por ka shkoi un’ nuk pata
Ditë për ditë ma kan djeg shpin’
N’bark të nanës m’kan pre femin
Veç perball jo s’u ndala
Për liri djalin e fala
I të gjithve është ky qiell
Gjithkush ka nji hise diell
E kam dhanë bukën e krypën
Permas shpine m’kan fut thikën
Edhe shkronjat n’abetare
Gjak pikojnë e janë plot varre
N’male t’mia plot me dritë
Thonë banojnë o perenditë
Jam rrit’ bashk me perendi
Nuk due luftë po due liri”.
Azgan Haklaj “Mjeshtër i Madh”
President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar
“Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut”
Nderuar me “Medalijen Gjergj Kastrioti”.
Autor i 7-të librave
Referencë:
Studiuesi Ramadan Sokoli
Epikologu Lambertz (gjermano-austriak)
Aleks Buda kryetar i Akdemisë së Shkencave
At Bernardin Palaj studiues, shenjtor
Donat Kurti studiues
Gjergj Fishta poet, shkrimtar, studiues
Ullmar Ovick studiues suedez
Qemal Haxhihasani studiues
Agni Desnikcaja albanologe ruse
Hamit Aliaj poet, shkrimtar “Mjeshter i Madh”