Home Gjeo-Ekonomia Rusja në gjyq: Tentuan të më rekrutonin shërbimet ruse. Pasioni im turizmi...

Rusja në gjyq: Tentuan të më rekrutonin shërbimet ruse. Pasioni im turizmi industrial

Në dëshminë e dhënë para trupit gjykues, në seancën e sotme ku pritet të njihen me masën e sigurisë, 33-vjeçarja Svetlana Timofeeva , ka mohuar të ketë lidhje me shërbimet e inteligjencës

iNë dëshminë e zbardhur nga gazetarja Klodiana Lala, Timofeeva ka thënë se shërbimet e inteligjencës ruse kanë tenuar ta rekrutojnë, por kjo e fundit nuk ka pranuar. Më tej ajo ka theksuar sërish se është blogere dhe se ka pasion turizmin industria.“

Zvetlana pretendon se është blogere. Ka shkruar dhe fotografuar dhe ka thënë se ka pasion turizmin industrial. Ka fotografuar uzina ku janë prodhuar armë dhe zona që kanë të bëjnë me reparte ushtarake në shumë vende të botës.


Ajo ka deklaruar se kanë tentuar ta rekrutojnë, por nuk ka pranuar. Ndërkohë që prokuroria ka dyshime se ka komunikime ‘serioze’ me disa persona të dyshuar të shërbimeve inteligjente në Telegram”, raportoi gazetarja Lala./opinion.al

Share: