Numri i të aksidentuarve gjatë muajit korrik dhe gusht ka qenë si bilanc lufte.
Pothuajse 240 raste në dite janë paraqitur pranë Spitalit të Traumës në këtë periudhë për të kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas statistikave kjo periudhë ka shënuar një rritje gati 10-20 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Përveç aksidenteve në Spitalin e Traumës paraqiten edhe personat e plagosur me armë zjarri, të cilët gjatë kësaj periudhe edhe ato kanë qenë të shumta. Në të dy rastet pjesa me e madhe kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale.
Mjekja kirurge Bailaliaj bën thirrje për të pasur kujdes në respektimin e kodit rrugor kur jemi në timon.
Në spitalin e Traumës këtë vit janë kryer edhe ndërhyrjet kirurgjikale abdominale që duhej të kryheshin në shërbimin infektiv por për shkak të rikonstruksionit të tij, këto ndërhyrje janë transferuar në Spitalin e Traumës.
Top Channel