Pa shkuar amerikanët – erdhën rusët!
Nga Kimete Berisha
- Në ditën kur agjentët rusë hynë në një depo ushtarake të Shqipërisë, dhe i sulmuan ushtarët shqiptarë, që po i ruanin 2 alltia,
Presidentja Osmani e ka pritur në zyre zambakinxhen, me të cilën kanë rrahur tema të ndryshme jetësore.
Zambakinxhja e informoi Presidenten se sa zor është me rritë fëmijë në Londër, n’ditë sotit.
Sidomos vasha, që janë ‘darka e dreqit’, për besë.
- A po më duket a je plotësu pak – Presidente!
- Jo, po fustani i vunicës po m’qet ma trash’!
- Në fund të takimit, zambakinxhja e njoftoi Presidenten se e ka një grua t’mixhës t’axhës t’babës, që e ka ëndërr m’u taku’ me Presidenten.
- Po moj, pse Jo! Kur të dojë, veç lajmërohu
gjysmë ore përpara. - Edi Rama i ka lavdëruar ushtarët shqiptarë që kanë arritur të lëndohen, pa i lënduar armiqtë rusë, të cilëve nuk u është ‘lënduar’ as foto-aparati.
- Ju lumtë që nuk i keni përdorë armët kur ju kanë sulmuar – tha Edi Rama.
Heronjtë shqiptarë pranojnë të flijohen dhe të përrzhiten por armikun dhe sulmuesin
nuk e vrasin.
Filozofi e lashtë shqiptare është kjo. - Me fol kah del shpirti, m’ka ardh inat që e kanë pá rusët ‘çfarë kemi’.
Është shumë me rëndësi të fshehim para armikut ‘çfarë kemi’.
Vet fakti që armiqtë rusë janë kamufluar si ukrainas dhe kanë ardhur nga Rusia për të parë se sa bomba i kemi (5 apo 6), do me thënë është një mister i madh që na mban gjallë.
Misteri i ruan shqiptarët, e vërteta na merr n’qafë.
- Bomba te shqiptarët u thonë femrave seksi.
Edhe ato bomba kur e shohin zorin – shpërthejnë, por…çka di ti kur shpërthejnë, bash kur kryhet lufta, çfarë fati e kemi ne. - Shqiptarët e Shqipërisë janë mësuar të vriten mes vete.
Nuk e kanë provuar ata luftën me armikun e jashtëm, prandaj Edi Rama i udvaratet e i lëpihet Aleksandër Vuçiqit.
Nuk e dinë ata qysh të vret armiku e t’i humb edhe eshtrat.
Le ta provojnë.
A më dhimbsen? Momentalisht Jo, pasdite s’di çka do të ndjej’.
P.S. Autorja është atdhetare e njohur për familjen e saj dhe më gjërē.