Nga Ana Llazo
Shkolla dhe universiteti është një arenë kritike për të rinjtë me aftësi te kufizuara në krijimin e një identiteti solid dhe në marrjen e kualifikimeve të nivelit më të lartë, të cilat kanë një ndikim të madh për ta në mundësitë e ardhshme të tregut të punës.
Adoptimi i identitetit të një personi me aftësi të kufizuara në shkollë, apo universitet, është ende larg dhe kjo si pasojë e konflikteve që hasen në diskurset rreth aftësisë së kufizuar në shoqëri.
Ndërsa një studente zgjedh të adoptojë identitetin e personit me aftesi të kufizuar gjatë kohës së saj në shkolle apo universitet, ky identitet i refuzohet kur ajo zhvendoset në vendin e punës. Kjo është për shkak se përfitimet e identifikimit si person me aftesi të kufizuar në shkollë ose universitet i tejkalojnë aspektet negative, ndërsa në mjedisin pasuniversitar nuk ndodh një gjë e tille madje thellohet më shumë.
Nxënësit apo studentët me aftësi të kufizuara ka të ngjarë të përfshihen në shumë aspekte të ndryshme te eksplorimi i zhvillimit të identitetit, zhvillimit në universitet dhe adresimi i marrëdhënies se tyre me konstruktin e aftësisë së kufizuar ështē vetem një aspekt i një proçesi shumë të gjërë.
Disa strategji të suksesshme që duhet të ndjekin shkollat dhe Univeristetet për mbështetjen e nxenesve dhe studenteve me aftesi të kufizuara janë:
- Mjedisi arsimor duhet te jete mbështetës dhe të punojë me programe shtesë;
- Integrimi
- Mbështetje psikologjike e nxënësve dhe studenteve me aftesi të kufizuara duke nxitur një frymë pozitive rreth tyre;
- Investimi në infrastrukture për të lehtësuar procesin e ndjekjes së shkollës (Rampa në ambjentet arsimore, ndriçim i mjaftueshëm në ambjente)
- Trajnime specifike për stafet akademike në ndihmë të studenteve apo nxënësve me aftësi të kufizuar
- Lufta ndaj bullizimit
- Stimuj moral dhe motivim i këtij target grupi.
Mësuesi duhet të merret me nxënës të ndryshëm në klasë. Ai /Ajo duhet të dijë atributet e çdo nxënësi, por nuk duhet të bëjë dallime mes tyre. Mësuesit duhet të merren edhe me nxënës me aftësi të kufizuara dhe ata duhet të jenë të gatshëm të pranojnë sfidën. Një mësues i mirë është i vetmi që mund të bëjë të pamundurën që një nxënës me aftësi të kufizuar të mos humbasë ndjenjën besimit.
Arsimi duhet të ketë ndikim dhe ti jap kuptim këtyre dy thënieve:
- KUR DIKUSH JU THOTË TI NUK MUNDESH, VENDOSMERIA THOTË PO TI MUNDESH.
- AFTËSIA E KUFIZUAR NUK MUND TË MË NDALOJË TË BËHEM NJË PERSONALITET I PLOTË I SHOQERISË.