Home KRYESORE SPAK hetim për Metën/ Kërkon të dhëna për transfertat bankare për “700.000...

SPAK hetim për Metën/ Kërkon të dhëna për transfertat bankare për “700.000 USD të lobimit”

Prokuroria e Posaçme SPAK i dërgoi  kërkesa bankave dhe tatimeve ne funksion te hetimeve të hapura për akuzën e korrupsionit pasiv neni  259 dhe falsifikim të formularëve të deklarimit të partisë, mbas kallëzimit të kryer nga ish-deputeti Halit Valteri ndaj ish-presidentit Ilir meta , Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo dhe Iraklis Fidetzis.https://72ffae281362cfda166452c1e27d36ae.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Burime të SPAK deklaruan se procedimi penal është regjistruar pa emër dhe drejtohet nga dy prokurorë të posaçëm Sotir Kllapi dhe Arben Kraja.

Ata po hetojnë mbi kallëzimin e politikanit që i referohet shkrimit të një mediat austriake, për lobimin 700 mijë dollarësh për të shkrepur një foto me ish presidentin Donald Trump.

I kërkojmë llogaritë nga bankat ndaj subjekteve të lartpërmendura për të kuptuar transaksionet tha në kushtet e anonimitetit i njëjti burim sipas të cilit vetëm pasi të mblidhet dokumentacioni përkatës do të vendoset për veprimet e tjera proceduriale si letërporositë drejt USA apo dhe thërritja e të kallëzuare për tu pyetur.

Në kërkesën e drejtuar bankave kërkohen edhe llogaritë e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim thanë të njëjtat burime që dyshojnë se të dyshuarit kanë shmangur në formularë deklarimin e të ardhurave. deri më tani me shumë gjasë është ende një hetim financiar pranojnë burimet që po verifikojnë kontratat e lobimit. Kallëzimi i dorëzuar nga ish-deputeti Valteri përmendte tetë vepra penale  dhe në qendër të tij ishte lobimi me kompaninë MC keon Group.

Top Channel

Share: