Nga Urime Straka
Pervec fenomenit te vdekjes, aksidentit, vrasjes se padeshiruar apo vrasjes me mendim, a e kuptuar sa barbar ishte reagimi shume gjakftohte i ish shefit te policise qe coi ne toke sot 5 vjecarin qe po kalonte i qete pushimet me familjen e tij?
A e pyesni veten pse?
Sepse atij nuk i han per shtet, as per ligj, as per denim. Sepse ai e din qe i ka dy miq ne institucionet e drejtesise dhe do ta fiki kete ngjarje pa hap e mbyll syte.
Do na manipulojne e hedhin hi syve medemeke duke permendur shifra vitesh se jo u denua me kaq e jo me aq.
Do ta ndjekim vijimin e historise deri ne fundin e kesaj jave, do dali para drejtesise si i “penduar” dhe papritur gjykata do t’i japi lirim per nje apo nje miljon arsye.
Turp!
Ne Shqiperi nuk mund te pushosh asesi.
Ne Shqiperi nuk mund te besh pushime asesi.
Ne Shqiperi i jep fund jetes tende tjetri pa u dridhur syri. Dhe mbi te gjitha e pret me qetesine me te madhe vdekjen tende ndonese ne menyre monstruoze.
Sepse keta njerez jane pa gjak, pa ndergjegje, pa pergjegjesi. Jane te verbuar nga maskarada e parave, ben parade boti ne breg te detit, ne mes qindra pushuesve.
Mes qindra femijeve!
A eshte hera e pare qe ndodhi?
Jo! Dy jave me pare per pak ju mori jeten ciftit te ri po ne te njejten menyre. Me motorr uji. A u ndergjegjesua njeri? A mori masa njeri? A i vune kufi vijes bregdetare ku ligjerisht dhe llogjikisht ndahet mes bregut te plazhisteve dhe thellesise se ujit ku mund te endesh me motorr uji?
Nje motorr uji qe eshte arme e rende vrasjeje, shpejtesie, ku ne shume raste mund ta beje dhe copash nje njeri e mos ti gjendet as nishani.
Ndergjegjesohuni o Kriminela!
Ndergjegjesohuni e mbani p*rdhet e palo luksit tuaj te shfrenuar.
Ndergjegjesohuni se po shkaterroni njerezimin, po vrisni popuj.
Ti idiot, vrases, ish shef policie, qe me mire se cdo kush tjeter mund ta dish rendesine e demit qe shkakton ai motorr, o manjak e gjakpires qe reagon kaq ftohte sikur te kesh bere heroizem, uroj qe Zoti te vere dore mbi ty. Se drejtesia s’ka ç’te ben duke qene se jeta e atij femije 5 vjecar s’mund te zevendesohet as me burgimin tend te perjetshem. Dheu me burgun s’kane te krahasuar.
Trajtojini keta kafshe te semura psiqike para se te leshohen ne terren e te bejne gjema si kjo e sotmja.
Sepse kjo ndodh çdo dite, me besoni!
Mjafton te jeni ne secilin breg te plazheve qe jane zaptuar nga kafshet!