Home KRYESORE Vajza nga Dibra: Më lini ta ngre zerin sot, që nesër të…

Vajza nga Dibra: Më lini ta ngre zerin sot, që nesër të…

Nga Urime Straka

-Ne fakt e vetmja enderr qe kam patur ne jete ishte qe nje dite forca e fjales time te degjohet kudo. U perpoqa te notoj komplet e zhveshur nga cdo lloj arme mbrojtese ne mes te nje oqeani qe turfullonte me dallge gjigande paragjykimesh dhe mentalitetesh te vjeteruara…

U hodha ne lufte komplet e pa armatosur… Ne lufte me perballjen e bindjeve dhe maskarallëqeve mashkullore qe me pane gjithmone te dobet dhe te paafte.

Pretendova te ngrej zerin dhe te edukoj brezat mbi bindjet, kundershtimet, pohimet dhe mohimet femerore. U perpoqa te bind masen se te menduarit te gjithe njesoj nuk ishte ajo qe do na conte perpara si shoqeri, as si familje dhe as si individ.

U perpoqa te bind masen se e bardha eshte e bardhe dhe e zeza e zeze dhe nese ka ngjyra tjera jeta une do ti pagezoj me ato emra qe kane e do tu jap ato vlera qe kane,,, e smund ta quaj te kuqen te zeze vetem pse masa do keshtu.

Une dua ti mesoj brezave qe vijne qe alfabeti shkon deri tek ZH, e te mos mbeten pre e injorances se mases duke qendruar tek A-ja. Une kisha nevoje ta ngre zerin dhe degjohem edhe kur revoltohem, kur protestoj per te gjitha padrejtesite dhe te edukoj femijet e mi me lirene e te drejtes se fjales dhe veprimit.

Me lini ta ngre zerin sot, qe neser te mund te jem nje edukuese e mire edhe per femijet tuaj.

Share: