Home KRYESORE 14 kriminelë në arrati, nën hetim dhe ish-drejtori Gledis Nano. Cilat janë...

14 kriminelë në arrati, nën hetim dhe ish-drejtori Gledis Nano. Cilat janë detyrat që presin drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Ish drejtori i përgjithshëm i policisë, Gledis Nano do të jetë nën hetim për dekonspirimet e operacioneve.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i brendshëm Bledi Çuçi gjatë publikimit të vendimeve të qeverisë, ku u lajmërua dhe emërimi i drejtorit të ri të policisë Muhamet Rrumbullaku.

Ministri iu referua një deklarate të dhënë nga ish-drejtori i policisë për një media franceze, ku tha se 14 kriminelë u arratisën nga dekonspirimi i një operacioni.https://9c74be8431db3fb81946bf08b46a3db4.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

“Është shqetësuese. Ne do thellojmë hetimin duke përfshire në të dhe ish-drejtorin për ti shkuar në fund të vërtetës dhe për të ndëshkuar këdo që dekonspiron operacionet”- tha Çuçi.

Pas më shumë se 30 vite karrierë, në uniformat blu, Muhamet Rrumbullaku emërohet drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit. Pas propozimit të ministrit të brendshëm Bledi Çuçi, kryeministri Rama firmosi emërimin e Rrumbullakut në krye të policisë. Për shkak të pozicionit të punës ai tani do të mbajë gradën “Drejtues Madhor”.

Drejtori i përgjithshëm i policisë Muhamet Rrumbullaku ka nisur karrierën në uniformat blu që në vitin 1988, pas mbarimit të Akademisë së sigurisë. Pas trajnimeve në Shqipëri dhe jashtë saj ai është rritur në grada duke mbajtur poste drejtuese si drejtor i Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari” , drejtor i forcave operacionale dhe zëvendësdrejtor i përgjithshëm i policisë.

Në vitin 2014 me kërkesë të tij ai u lirua nga policia për tu angazhuar në sektorin privat.  Në 2017, Rrumbullaku u angazhua sërish për 2 muaj duke qenë këshilltar i ministrit të brendshëm të qeverisë së përkohshme Dritan Demiraj.  Rikthimin përfundimtar Muhamet Rrumbullaku e bëri në janar të 2019 kur u emërua drejtor i Shërbimit të çështjeve të brendshme dhe ankesat të cilin e reformoi në shërbim civil që tashmë emërtohet Agjencia e Mbikëqyrjes policore. Këtë post 56-vjeçari e ka mbajtur deri para 1 jave ku u zëvendësua nga Ardi Veliu.

Kjo foto në shoqërinë ne Arben Frrokut i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisar Dritan Lamajt, është ndër pikat me të kontestuara për figurën e Muhamet Rrumbullakut. Në foto ai shihet në shoqërinë e Tonin Vocajt tashmë Zëvendësdrejtor i përgjithshëm, ish-drejtorit Agron Kuliçaj dhe ish-drejtorit të njësisë operacionale Nikolin Bala.

Foto u përmend edhe gjatë procesit të vettingut të Rrumbullakut ku ai u mbrojt me argumentin se fotografia ishte bërë para se Frroku të kryente veprën penale. Pas analizimit të fakteve komisioni i jashtëm  i vlerësimit e konsideroi të pastër Muhamet rrumbullakun për të 3 shtyllat, figurën, pasurinë dhe aftësitë profesionale.

Top Channel

Share: