Dy deputetë, Tomorr Alizoti dhe Xhelal Mziu i janë bashkuar grupit të kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
Mësohet që në mbledhjen e kryesisë që po zhvillohet në PD dy deputetëve u janë caktuar detyrat e reja.
Tomorr Alizoti do të jetë në krye të grupit të punës në Berat, ndërsa Xhelal Mziu do të jetë kreu i grupit të punës në Dibër.
Ndërkohë kryetaret e grupeve te punës sipas qarqeve janë:
Durrës: Oerd Bylykbashki
Shkodra: Bardh Spahia
Lezha: Jozefina Topalli
Kukës: Isuf Cela
Elbasan: Luciano Boci
Korça: Edmond Spaho
Fier: Luan Baci
Vlora: Bujar Leskaj
Gjirokastër: Tritan Shehu