Home Gjeo-Ekonomia “A i druhemi një kundër-reagimi nga Irani?” Çuçi në Top Story: Jemi...

“A i druhemi një kundër-reagimi nga Irani?” Çuçi në Top Story: Jemi shumë vigjilentë, kemi përforcuar mbrojtjen

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i ftuar në Top Story, tha se ekziston një mundësi që Irani të kundërpërgjigjet pas shkëputjes së marrëdhënieve diplomatike dude theksuar se janë vigjilentë.

Ai shtoi se tashmë ndihen më të sigurtë, pasi Shqipëria është pjesë e NATO-s. Sipas ministrit, pas sulmeve kibernetike, tashmë ka një mbrojtje të shtuar digjitale.

A i druhemi një kundër-reagimi?https://4e2ca3a290f6fed64054bc81d357bb45.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

“Ne jemi shumë alert (vigjilentë), pas sulmit të fundit i kemi përforcuar edhe filtrat mbrojtës të asaj platforme digjitale, për të ndërvepruar si qeveri, por në një klimë të tillë ne do të jemi alert padiskutim, është një veprim që nuk është i lehtë për t’u marrë, por ndihemi shumë të sigurt sepse jemi pjesë e aleancës më të fuqishme siç është NATO dhe shteteve anëtare të NATO-s. ne kemi partneritet nga partnerët strategjikë, kemi partnerë të ngushtë, na kanë ndihmuar edhe ekspertë të FBI, kopnkluzioni i arritur pas sulmeve që i janë bërë Shqipërisë muajt e fundit kanë qenë agjencitë shtetërore iranine”, tha ministri.

“Sulmi i fundit ka burim agjencitë qeveritare iraniane, ata kanë vepruar për të bërë një bllokim, kjo është vërtetuar 100%, ky konsiderohet një sulm ndaj sovranitetit të vendit, është njësoj si të sulmohej me raketa një godinë e qeverisë, por sot në kohët moderne nuk janë sulmet me raketa, por ne do t’i shkojmë betejës kibernetike. Ky është një sulm, nuk mund të jetë një akt lufte, e kanë thënë qartë edhe aleatët e NATO-s që ky është një sulm ndaj aleatëve të NATO-s edhe ne do të jemi krah. Nuk mendoj se duhet ta ekzagjerojmë, por ky është një sulm”, tha Çuçi.

“ Ky nuk ishte vendim i papritur, ne kemi pasur goxha shkëmbime, kemi akuzuar për terrorizëm shtetas iranianë, kemi shpallur non-grata. Besoj se dihet marrëdhënia jonë që kulmoi me sulmin ndaj shtetit shqiptar, prandaj u detyruam të merrnim vendimin ekstrem. Ne jemi në gjendje të ruajmë 100 sigurinë e Shqipërisë”, theksoi ministri.

Kujtojmë se vendi ynë një ditë më parë mori vendimin për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pas sulmeve kibernetike ndaj faqeve online qeveritare.

Top Channel

Share: