Home Gjeo-Ekonomia BE ka paralajmëruar sanksione ndaj politikanëve në Ballkanin Perëndimor/ Meta: E kanë...

BE ka paralajmëruar sanksione ndaj politikanëve në Ballkanin Perëndimor/ Meta: E kanë për Edi Ramën!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për sanksionet që ka paralajmëruar Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen për politikanë të Mallkanit Perëndimor.

I pyetur gjatë emisionit “Top Story”, Meta u shpreh se deklarata e Von der Leyen është me shumë mundësi për kryeministrin Edi Rama.

Gazetari: Është një emër që e sposton LSI-në, një parti të fortë territoriale, me bazë të fortë të majtë, e shtyn djathtas.

Meta: Nuk e shoh si spostim djathtas. Është pa pengesa. Je për lirinë tënde ekonomike, je për referendum, llogaridhënie, je i mirëseardhur. Patjetër edhe integrimi europian.

Gazetari: Pse duhet të vijë një i djathtë tek ju dhe jo të mos shkojnë tek Berisha>?

Meta: Ai që voton për PD-në le të votojë për PD-në. Tani, ai që nuk voton, le të vijë tek Partia e Lirisë. Sot votoj për PS-në, i bëri më keq, hajde votojmë për PD-në, edhe kjo i bëri keq, ky nuk është problemi.

Gazetari: Doktori është bërë xheloz?

Meta: Pse duhet të jetë bërë xheloz. Të është ankuar ty.

***

Gazetari: Kur e ke takuar doktorin për herë të fundit.

Meta: Përpara dy javësh, çfarë problemi ka. Jemi të koordinuar në qëndrimet kryesore. Të shpallim “non-grata” qeverinë e Shqipërisë.

Gazetari: Non-grata po shpallet kush po shpallet.

Meta: Po lëri ato muhabete, të mblidhet grupi afrikan për të shpallur non-grata.

Gazetari: Ursula Von der Leyen tha se do ketë sasnksione ndaj ata që kanë minuar demokracinë.

Meta: E ka për Edi Ramën me shumë mundësi.

360grade.al

Share: