Home KRYESORE Eda dhe Alba rrëfejnë historinë e tyre të bashkëjetesës në dashuri dhe...

Eda dhe Alba rrëfejnë historinë e tyre të bashkëjetesës në dashuri dhe betejën me ligjin shqiptar!

Ada dhe Eda, që prej 10 vitesh po jetojnë historinë e tyre të dashurisë, janë tashmë nëna të dy vajzave binjake.

Në një intervistë krejt të veçantë në “Goca dhe Gra”, dy zonjat treguan momentin dhe hapat që ndoqën për të sjellë në jetë fëmijë.

Gjithë procedurën, ato e kanë bërë në Shqipëri, ku siç thonë, janë përballur me sfida dhe diskriminimin e mjekëve në klinikat private në vendin tonë.

Kishim 10 vite marrëdhënie, 7 vite bashkëjetesë. Kemi kaluar çdo gjë së bashku. Fëmijët i kemi dashur që në fillim, por nuk ishin pjekur kushtet ekonomike, familjare.

Ishte e thjeshtë për ne të vendosnim kush do ta mbante fëmijë. Kemi dashur të kemi fëmijë të dyja, por për mua nuk është problem. Unë kam probleme fizike, kështu që vendosëm që fëmijët do i mbante Eda.

Çdo gjë u bë në Shqipëri. Në një klinikë u diskriminuam, u prezantuam sikur Eda ishte nënë e vetme dhe doktori më pyeti kush je ti, i thash jam shoqja e ngushtë. Tha nuk mund ta bëj sepse nuk ma lejon ligji. Në këtë mënyrë i hap rrugë familjeve LGBT dhe nuk mund ta bëj këtë, më tha doktori”.

Te klinika e tretë që kemi shkuar, çdo gjë shkoi mbarë. Ka qenë procedurë in vitro, shpjegon Alba.

Por, tashmë Alba dhe Eda kanë një beteje ligjore, ligji shqiptar nuk njeh bashkë mëmësinë. Megjithatë, ato na frymëzojnë kur thonë se janë të vendosura t’i shkojnë deri në fund dhe të zgjidhin hapat ligjorë në vendin tonë.

“Jemi në betejë ligjore me gjendjen civile, që të kemi emrin e bashkëmëmësisë,. Në çerdhe është bërë një regjistrim i përkohshëm i vajzave, që të marrim shërbimet bazë, por emri i tyre nuk figuron në e-Albania. Ne jemi në kontakt me avokatë dhe noterë”.

Top Channel

Share: