Hakerat kanë sulmuar zemrën dhe trurin e Policisë së Shtetit, sipas gazetares Anila Hoxha, që do të thotë se në duart e tyre ka të dhëna tejet sensitive që cenojnë sigurinë kombëtare.
Gjatë diskutimit në “Top Story”, Hoxha tha se hakerat që kanë sulmuar sistemet e Policisë së Shtetit kanë të dhëna sekrete për veprimtari kriminale.
“Goditja dhe sulmi kibernetik është në zemrën dhe në trurin e Policisë së Shtetit, është jashtë loje sistemi ADAMS dhe Memex. Kanë historikun e grupeve kriminale, informacione kriminale për ngjarje që janë në hetim e sipër. Kjo është për t’u alarmuar”.https://2f9fe2cd46add4992fde2ad164cf8734.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Sulmet e javëve të fundit në vendin tonë dyshohet se kanë për autorët Iranin.
Kjo armiqësi ka nisur menjëherë pas instalimit të MEK në Manzë, thotë gazetarja.
“SPAK dërgoi në gjykatën e posaçme një person që akuzohej për spiunazh. Më herët, ish-ministri i Brendshëm shpalli ‘non grata’ dhe largoi dy diplomatë iranianë, raste që tregonin qartë se vep e spiunazhit ishte shumë shqetësuese në Shqipëri”.
Sipas saj, me publikimin e emaile-ve të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, hakerat po përcjellin një mesazh, ndërkohë që kanë në dorë informacione të zyrtarëe të tjerë dhe të qytetarëve.
“Sinjali është ky: ne kemi email-in e kreut të Policisë së Shtetit. Kemi dhe të tjerë zyrtarë që kanë të dhëna për bashkëpunëtorët, informatorët e Policisë shqiptare. Serveri që gjendet në Policinë e Shtetit tani është i bllokuar”.
Hoxha thekson se të dhëna kaq sekrete nuk mund të shpërndaheshin përmes emaile-ve apo WhatsApp-it.
“Drejtori i Përgjithshëm ka një email zyrtar, por a duhet të qarkullojnë sekrete. Ka katër vite që Policia komunikon në WhatsApp. Ka të dhëna pafund”.
Pas publikimit të skedës së sistemit TIMS të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano nga hakerat, nuk ka më asnjë dyshim se këta të fundit kanë marrë të dhëna nga sistemet e policisë pas sulmeve ndaj tyre.
Është hakëruar posta elektronike e ish-drejtorit, ku në dorë të kujtdo janë më shumë se 1400 e-maile hyrëse dhe 1200 dalëse. Shumica e e-maileve të publikuara nga hakerat e Home Land Justice të shkëmbyera mes Gledis Nanos me vartësit, institucione të tjera apo ambasada të vendeve të ndryshme në vendin tonë janë të cilësuara sekret, por tashmë janë të publikuara në një grup të hapur në Telegram.
Shqipëria ka pësuar dy sulme kibernetike, i pari në 15 korrik ndaj platformës qeveritare e-Albania dhe i dyti më 9 shtator ndaj sistemeve të policisë. Pas këtyre sulmeve dyshohet se fshihet shteti i Iranit.
Top Channel