Home KRYESORE “Infoweb” brenda festës private të 70-vjetorit të liderit të PS, Fatos Nanos

“Infoweb” brenda festës private të 70-vjetorit të liderit të PS, Fatos Nanos

Lideri historik i Partisë Socialiste dhe ish-Kryeministri Fatos Nano, festoi sot 70-vjetorin e lindjes së tij.

Infowebtv arriti të ‘depërtojë’ brenda kësaj feste duke sjellë detaje për audiencën e saj.

Ishin çaste gëzimi që Nano i ndau me familjen, të afërmit e dashur, me shokët dhe miqtë më të ngushtë të tij.

Pjesë e tryezës ishin kryetari i bashkisë së Kavajës, kushëriri Redjani, avokati i pandashëm Engjëll Agaçi, ish shefat e kabinetit, Agim Isaku dhe Emin Barçi, ish-ministri Leonard Solis, gazetari, analisti dhe këshilltari Ilir Kulla mik i familjes së zotit Nano, zv ministri i Brendshëm Andi Mahila si dhe personalitete të tjera.

Natyrisht që nuk munguan dy djemtë e z. Nano, dy motrat me familjet si dhe nipër e mbesa.

Festa ka kaluar mjaft bukur mes të pranishmëve dhe Nano është ndjerë shumë i lumtur dhe më i ‘ri’ nën shoqërinë e tyre.

Fatos Nano konsiderohet si një nga Kryeministrat më të mirë të Shqipërisë pas periudhë së demokracisë. Edhe sot e kësaj dite, jo vetëm socialistë, por edhe demokratë e kujtojnë me nostalgji kohën e tij. Burimi Infoweb Media

Share: