Home KRYESORE Ish-presidenti Topi i ashpër me Ramën: Tenton të mbulojë skandalet në vend...

Ish-presidenti Topi i ashpër me Ramën: Tenton të mbulojë skandalet në vend përmes takimeve me personalitete botërore

Këtë të shtunë në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufa, i ftuar ishte ish-presidenti i vendit, Bamir Topi, i cili foli ndër të tjera për situatën aktuale politike në vend. Bamir Topi u shpreh ndër të tjera nuk sheh qeveri, por duket më shumë si pushteti i kryeministrit, pasi prej kohësh në politikë nuk ka ekip.

Ai e ka quajtur qeverinë dhe kryeministrin “të dobët” duke thënë se “përveç ekstravagancës në komunikim nuk të ofron asnjë besim për të udhëhequr Shqipërinë në sfida më të forta”.

“Një qeveri e dobët, në mënyrë absolute shumë e dobët, një kryeministër shumë i dobët, që përveç ekstravagancës në komunikim nuk të ofron asnjë besim për të udhëhequr Shqipërinë në sfida më të forta, që është aktor minor, që tenton të mbulojë skandalet në vend përmes takimeve me personalitete botërore, kjo është arsyeja që them se performaca është personalizuar, dhe kjo qeveri ka atë që i mungon Shqipërisë, transparencë”, tha ai.

Sipas Topit, një qeverisje tjetër që do ishte përfshirë në kaq shumë skandale që është përfshirë qeveria e Ramës, do të ishte  larguar.

“Nëse do më pyesni se cila është arsyeja se edhe sezoni i verës ka qenë i mbushur me politikë, tregon se aktorët kryesorë politik, nuk mendojnë në mënyrë të ftohtë, për të ndjekur secili atë rregullin e jetës, por mendojnë si të projektojnë të ardhmen e tyre në pushtet. Një vend që ka inflacion ligjërimesh politike, në atë vend gjërat nuk shkojnë mirë. Unë si një aktor i vjetër i politikës, e kam parë këtë verë politike si njerëz që janë në hall. Por nëse shkon përtej deklaratave dhe sinqeriteti i tyre,  shihet se halli i tyre nuk është halli i njerëzve.

Kur gjërat nuk funksionojnë, atëherë gjërat do të mbulohen me zhurmë.

Së pari do rezervohem shumë nëse do e quaj qeveri apo pushteti i kryeministrit, sepse ka vite që në politikë nuk shohim ekip. Kjo e keqe Shqipërisë ka nisur t’i vijë në 2008, sot Berisha të bërtasë si të dojë, Berisha nuk bind më njeri, sepse nëse ka një përgjegjës për atë që Rama demonstron sot, është Berisha. Ramën me këtë pushtetet e ka prodhuar Berisha me ndryshimet kushtetuese të 2008”, tha ai.

A ka një lëkundje të qeverisë nga skandalet?

Bamir Topi: Jo! ky është paradoksi. Çdo qeveri tjetër më këto situata do t’i kishte ditët shumë të shkurtra… Nëse do më pyesni se cila është arsyeja se edhe sezoni i verës ka qenë i mbushur me politikë, tregon se aktorët kryesorë politik, nuk mendojnë në mënyrë të ftohtë, për të ndjekur secili atë rregullin e jetës, por mendojnë si të projektojnë të ardhmen e tyre në pushtet. Një vend që ka inflacion ligjërimesh politike, në atë vend gjërat nuk shkojnë mirë. Unë si një aktor i vjetër i politikës, e kam parë këtë verë politike si njerëz që janë në hall. Por nëse shkon përtej deklaratave dhe sinqeriteti i tyre,  shihet se halli i tyre nuk është halli i njerëzve. Kur gjërat nuk funksionojnë, atëherë gjërat do të mbulohen me zhurmë.

Si konsumator i lajmit për inceneratorët, është skandal, nuk jam nga ata njerëz që flas pa pasur shifra reale,  por bazohem në mekanizmin që ka demokracia. Shohim një opozitë që edhe kur ka opozitë që është e përçarë, një kryeministër që e ka figurat nën thundër Kuvendin, një parlament të përbërë nga njerëz që pjesa më e madhe janë indiferentë. Një nga sandalet që thellon më shumë atë që fola deri tani.

Është një situatë e zezë. Ku janë partitë aleate të opozitës? Ku janë ata që deri dje u futën në zgjedhje në një koalicion që premtonte fitore sipas Bashës? Kur s’ke fuqi, atëherë dalim që çfarë prisni nga populli?!

360grade.al

Share: