Home KRYESORE “Ja u them unë ku është Vis Martinaj”, Berisha: Shko pyet…

“Ja u them unë ku është Vis Martinaj”, Berisha: Shko pyet…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur lidhur me porosinë që kryeministri Edi Rama i la drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, për  të zbardhur të vërtetën e zhdukjes së Ervis Martinajt.

Për këtë çështje, Berisha u shpreh; “Sot Edi Rama porositi Muhamet Rrumbullakun për Ervis Martinajn. Ja u tregoj unë ku është Vis Martini. Martini është te lojërat e fatit. Shko pyet Olsin dhe ta thotë Olsi.”

Berisha vijoi akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe për mundësin e rikthimit të basteve sportive.

Sot Edi Rama porositi Muhamet Rrumbullakun për Ervis Martinajn. Ja u tregoj unë ku është Vis Martini. Martini është te lojërat e fatit. Shko pyet Olsin dhe ta thotë Olsi. Njerëzit e kanë të qartë si drita e diellit. Ai ishte njëshi i lojërave të fatit, i vëllai i tij është hija e tyre. Sa ishte ai ishin ilegale, iku ai askush se di se ku iku, por dimë që lojërat u bënë të ligjshme tani. Gjithçka lëviz nga një trajektore që vjen nga kupola dhe shkon drejt poshtë“, tha Berisha.

Share: