Nga Ana Llazo *
Shqipëria vitet e fundit është kthyer si destinacioni i preferuar i turisteve kryesisht atyre nordik, europiane por edhe aziatike. Ato e konsiderojnë atë si një ndër vendet ku i ofron te gjitha: si klima mesdhetare që i ofron një mundësi të turizmit detar duke nisur nga Maji deri në Tetor, bukuri të rralla natyrore nga veriu deri ne jug me të gjitha resurset natyrore, plazhet kurative ranore dhe shkembore .
Përveç plazheve dhe turizmit detar ata shprehen se Shqipëria një ndër perlat e Europes dhe Ballkanit të krijon gjithashtu mundësi të turizmit malor gjatë stinës së dimrit, atij kurativ dhe aventuriesk.
Ajo të ofron natyren, malin detin, klimen, gjuhën dhe njerëzit mikpritës dhe të dashur. Tirana kryeson ndër më të vlerësuarat për pastërtinë e rrugeve, për hotelet luksoze, komoditetin e shtretërve dhe jetën e nates.
Ata shprehen se Berati dhe Gjirokastra mbresëlënes dhe se nuk e kanë hasur në asnjë shtet tjeter qytete me strukturë kaq të veçantë.
Saranda dhe Vlora ofrojne nje sere atraksionesh si: detin, kulturen, traditen dhe arkeologjine. Shkodra dhe Kruja qytetet e traditës të cilat i vlerësojnë për vendndodhjen , ushqimet tradicionale ,veshjet dhe akomodimet modeste.
Pazari i Krujës dhe Pedonalja e Shkodres kanë tërhequr vëmendjen e tyre duke lënë përshtypje pozitive per historinë e vendit tonë të lashtë.
Durrësi perla e Adriatikut qyteti i preferuar për peshkun dhe ushqimet e fresketa te detit.Thethi i bukur dhe Valbona destinacione që nuk duhen humbur për freskinë dhe qetësinë e natyres, mishin e freskët dhe bujtinat komode. Korça e bukur e serenatave një lloj muzike që është ndoshta jo shumë e njohur për turistët por që e kanë shijuar në mënyrën më të mirë të mundëshme.
Pogradeci i liqenit me një pamje që të fal qetësi shpirtërore dhe meditimi dhe joga është pjesë e pandalëshme për të shijuar disa ditë aty. Por pavarësisht opinioneve pozitive do të doja gjithashtu te ndaja me lexuesit edhe problematikat dhe sygjerimet e tyre.
Ato thonë se në disa bare dhe restorante në qytete të ndryshme të Shqiperisë pjesa më e madhe e kamarierëve nuk janë të trajnuar dhe shërbimi nuk është aq cilësor, nuk flasin Anglisht dhe kjo gjë i merzit ato pasi shumë herë kanë marë dhe porositë e gabuara.
Sipas tyre në shumë qytete të Shqiperisë që ata kanë vizituar mungojnë hapësirat publike, ambjentet e gjelbërta, infrastruktua e dobët dhe mungesa e sinjalistikës rrugore.
Gjithashtu transporti publik ndër qytetas nuk është në nivelin e duhur. Ato shprehen se pastrimi i rrugëve, prania e koshave duhet të jetë më e madhe.
Cilësia e akomodimit në qytetet e vogla duke ju referuar edhe bujtinave sipas tyre nuk është aq cilesore.
Jeta e natës apo muzika e larte pa kriter duhet të jetë e limituar për zona të caktuara pasi ka dhe turistë që duan të shijojnë qetësine dhe relaksin pa u perfshirë në jeten e natës.
Ndërtimin e aeroporteve e shikojnë si një domosdoshmëri për te rritur numrin e turisteve dhe komoditetin e tyre në mënyre që të vizitojnë dhe shijojnë të gjitha destinacionet turisktike shqiptare.
Une shpresoj dhe besoj fort që në një të ardhme shumë të afërt Shqiperia të rregullojë të gjitha problematikat dhe të jetë në majën e listes së destinacioneve më te frekuentuara te Europes sepse e ka potencialin e duhur për ta arritur.
Zhvillimi i turizmit është rruga e shtruar me qëllime të mira nga e cila do të krenohemi për vendin dhe kombin tonë!
*Autorja është lektore e gjuhëve të huaja dhe në sezonin turistik shoqëron grupe elitare turistësh të huaj.