Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço ndërsa ishte i ftuar në studion e “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka dhënë lajmin se kryeministri Edi Rama është shantazhuar drejtpërdrejtë nga persona të paguar nga Irani, pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike.
Ai tha se jo vetëm Rama por i gjithë populli shqiptar është kërcënuar se do të kemi fatkeqësi.
“Ka persona shqiptarë të cilët paguhen nga Irani për të hapur panik. Jo më larg se dy orë më parë në media, është shantazhuar drejtpërdrejtë kryeministri i Shqipërisë. Unë nuk e di se kush janë këto media që u japin hapësirë këtyre personave.
Ndërkohë që edhe grupi “Homeland Justice” ka kërcënuar popullin shqiptar duke thënë se do të kenë fatkeqësi si dhe kanë paralajmëruar se Shqipëria është “count down” nga ne”, tha Karamuço.
360grade.al