Është mbyllur pas rreth një ore protesta e Partisë së Lirisë te inceneratori i Tiranës. Protesta ishte e qetë dhe nuk pati incidente edhe pse forcat e policisë kishin marrë masat e nevojshme.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i PL, Ilir Meta i kërkoi SPAK që të nis hetimet ndaj qeverisë për çështjen e inceneratorëve, për të cilën tha se është e përfshirë në afera të mëdha korruptive.
Edhe pse kryedemokrati, Sali Berisha mungonte, protestës iu bashkuan zyrtarë dhe deputet demokratë. Në këtë protestë morën pjesë Edmond Spaho, Ervin Salianji, Klevis Balliu dhe Jamarbër Malltezi.
Kryetari i PL, deklaroi se protestat do të vijojnë dhe se qytetarët do të shkojnë në çdo vend ku sipas tij, qeveria ka shpërdoruar taksat e qytetarëve nëpërmjet aferave korruptive.