Dhjetra njerëz janë arrestuar në të gjithë Rusinë pasi protestuan kundër vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm për të rritur disponueshmërinë e trupave për luftën në Ukrainë.
Mediat e huaja raportojnë se deri më tani në të gjithë vendin janë arrestuar të paktën 109 protestues.
Në qytetin siberian të Irkutsk, të paktën 10 nga 60 protestuesit që u mblodhën në një shesh qendror u arrestuan, sipas aktivistëve lokalë.
Në qytetin e tretë më të madh të Rusisë, Novosibirsk, një video e publikuar në mediat sociale shfaqte një protestues duke bërtitur “Unë nuk dua të vdes për Putinin!”/Opinion.